Berisha ‘përfundon’ në prokurori për koronavirusin/Reagon organi i akuzës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi një grup deputetësh të Partisë Socialiste kallëzuan penalisht ish-kryeministrin, Sali Berisha për përhapjen e lajmeve të rreme mbi koronavirusin, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë lëvizjen e saj.

Pavarësisht se kjo padi është dorëzuar fizikisht në Prokurorinë e Përgjithshme, kompetenca nuk i takon kësaj zyre, por Prokurorisë pranë Gjykatës së rrethit Tiranë”, thuhet në dokumentin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Për çfarë akuzohet Berisha?

Ish-kryeministri Berisha, akuzohet  për përhapje të informacioneve dhe njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara, në një kohë kur vendi është pllakosur nga koronavirusi.

Berisha kishte publikuar një status në profilin e tij në Facebook duke iu referuar një burimi që siç e quan ai “qytetari dixhital” i cili pohonte se pacienti zero i infektuar me Covid 19, kishte marrë pjesë në një ceremoni varrimi në Gomziqe të Pukës

Deklarata e grupit të PS: Deputetët e Komisionit të Shëndetësisë ne Kuvendin e Shqipërisë po ndjekin dhe vlerësojnë masat e marra per përballimin e situatës se emergjencës të krijuar në Shqipëri si pasojë e përhapjes në shumë vende të botës së virusit COVID-19 dhe nevojën për solidaritet me bluzat e bardha të cilët kane përgjegjësinë kryesore.

Grupi i PS sqaron se: “Ne konstatojmë me shqetësim disa veprime keqdashëse te disa personave politikë që synojnë të përhapin panik, mosbesim tek stafet mjekësore dhe demoralizim.

Për këtë qellim bazuar ne Nenin 267 te Kodit Penal ne Republikën e Shqipërisë kemi vendosur te kallëzojmë penalisht shtetasin Sali Ram Berisha ish-deputet, për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara apo komente me shkrim (përmes faqes së tij facebook), të cilat targetojnë opinionin publik duke nxitur me vetëdije një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit.

Lexo edhe :  Meta kërkon lirinë/ Apeli i Gjykatës së Posaçme vendos këtë të enjte për kërkesën e tij

Gjithashtu i bëjmë thirrje Partisë Demokratike të ndalojë menjëherë daljen në Tiranë dhe në bashki të tjera të vendit të përfaqësuesve të saj, të instruktuar për të përhapur panik. Kallëzimi i plote penal do te depozitohet nesër ne mëngjes ne Prokurorinë e Tiranes”.

Të fundit

Gati 1 milion pasagjerë në qershor, shtohen fluturimet nga Rinasi

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka shënuar një tjetër muaj rritjeje të ndjeshme, duke pritur 999.688 pasagjerë dhe realizuar...

Zbulohet data, kur hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë

Duke nisur nga nesër (1 korrik 2025) hyn në zbatim të plotë marrëveshja dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore, e...

Lamine Yamal ka dy kushte për Barcelonën, Lewandowski do të zhgënjehet

Lamine Yamal po shijon pushimet, por ka menduar që tani për sezonin e ardhshëm. Mediat spanjolle zbulojnë disa nga kërkesat e tij që i...

Rinumërimi në Tiranë mbaroi. Ku është masakra zgjedhore?

Nga Indrit Vokshi PD ka "vjedhur" 612 vota, PS vetëm 380. Sali Berisha e pajisi narkoshtetin me çertifikatë pastërtie. Tani Edvini i Zi i Drogës...

Prodhimi për orë pune në Shqipëri, 35% më i ulët se rajoni

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vijojnë të përballen me nivele të ulëta produktivitetit të punës krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, por rendimenti i punonjësve...

Lajme të tjera

Web TV