COVID-19/ Autobusi me 22 shqiptarët e bllokuar në Hungari, po kthehet në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët e bllokuar në autobusin që vinte nga Belgjika e kthehej në Shqipëri, po kthehen në atdhe. Janë 22 shqiptarë, të cilët per shkak te bllokimit te kufijve nga koronavirusi nuk u lejua te levizte ne kufirin mes Hungarise dhe Serbise.

Sipas njoftimit te ministrise, me të marrë njoftimin, Ambasada veproi duke ndjekur procedurën e përcaktuar nga autoritetet kompetente serbe, MPJ dhe MPB, prej gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Mesazhi nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë

Në vijim të informacioneve të publikuara lidhur me situatën në Serbi, ju informojmë se mbrëmë rreth orës 21.30 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Serbi, u njoftua nëpërmjet numrit të telefonit të urgjencës së Ambasadës për një grup bashkatdhetarësh të bllokuar në kufirin midis Hungarisë dhe Serbisë, Roskë – Horgosh. Bëhej fjalë për një autobus që vinte nga Belgjika dhe kthehej në Shqipëri, në të cilin ndodheshin 22 shtetas, kryesisht gra.

Me të marrë njoftimin, Ambasada veproi duke ndjekur procedurën e përcaktuar nga autoritetet kompetente serbe, MPJ dhe MPB, prej gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Falë bashkëpunimit të shpejtë dhe efikas, autobusi mundi të hyjë në Republikën e Serbisë dhe të marrë rrugën e kthimit në atdhe.

Ju bëjmë me dije, se Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në botë, janë në gjendje gatishmërie 24 orë për t’ju përgjigjur të gjitha kërkesave të qytetarëve shqiptarë.

Të fundit

Flakët rrethojnë edhe Rrogozhinën, Forcat e Armatosura nisin evakuimin e banorëve

Banorët e fshatrave Spanesh dhe Kazie në Rrogozhinë kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të...

Gjoba për ata që shikojnë përmbajtje të piratuar në Greqi është deri në 5,000 euro

Në Greqi kanë hyrë në fuqi dënime të reja për qytetarët që përdorin shërbime IPTV të piratuara, dhe shumat janë shumë më të larta...

Gramsh, sërish thirrje për evakuim/ Banorët e fshatrave të largohen nga banesat urgjent!

Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje sërish për evakuime në Gramash, për shkak të përkeqësimit të situatës, lidhur me zjarret. Përmes një njoftimi, ministria ka...

Shteti që gjobit kompanitë nëse punonjësit e tyre janë mbipeshë

Një ligj unik në Japoni, i quajtur “Ligji Metabo”, synon të mbajë kombin të shëndetshëm, dhe nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjet personale....

Situata kritike me zjarret/ Banorët të kontribuojnë krah për krah me zjarrfikësit!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shpërndau sot një mesazh nisur nga situata e kritike e krijuar nga zjarret në vend. “Me shqetësim të thellë po...

Lajme të tjera

Web TV