Koronavirusi/ Pacienti në Tiranë konsiderohet i shëruar në testin e parë

Në Tiranë është drejt shërimit një pacient i infektuar më parë me koronavirus. Bëhet fjalë për babain e atij që njihet si “pacienti 0” në vendin tonë dhe që ishin dy rastet e para të konfirmuara me COVID-19.

Nga analiza e bërë së fundmi ka rezultuar se burri është i pastër, njofton Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë.

Shërimi i tij pritet të zyrtarizohet pas analizës së dytë që do i bëhet dhe që del pas 48 orësh.

Aktualisht numri i të infektuarve në vendin tonë është 55 dhe një person ka ndërruar jetë.

Reagimi

Lajm i mirë

Pacienti i parë që nis rrugën e shërimit nga #COVID-19

Rezulton negativ kontakti i parë i pacientit zero që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri ✅

Do të kryhen testime të tjera për të monitoruar gjendjen e pacientit!