“Ndalim total i të moshuarve”, paralajmëron Balla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ripërsëritur paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për ndalimin total të daljes së të moshuarve nga shtëpitë, për shkak se janë shtresa më e rrezikuar nga koronavirusi.

Përmes një postimi në “Facebook”, Balla shkruan se qeveria po përgatitet për këtë masë shtrënguese, duke shtuar se “Nuk mund të presim më ndërgjegjësimin e asaj pakice që vazhdon sfidon rregullat, duke vënë në rrezik shumë serioz veten”.

Postimi i Taulant Ballës:

? PO PËRGATITEMI PËR NDALIMIN TOTAL TË DALJES SË PENSIONISTËVE NGA SHTËPIA! NUK MUND TË PRESIM MË NDËRGJEGJËSIMIN E ASAJ PAKICE QË VAZHDON SFIDON RREGULLAT, DUKE VËNË NË RREZIK SHUMË SERIOZ VETEN!

? PENSIONISTËT KRYEFAMILJARË NË QYTETE DUHET TË SHËRBEHEN ME SHPEZAT USHQIMORE DHE FARMACEUTIKE NGA FËMIJËT E TYRE. TË GJITHË ATA QË NUK I KANË FËMIJËT NË TË NJËJTIN QYTET, DO TË SHËRBEHEN NGA SHTETI PËRMES SKUADRAVE TË PËRBASHKËTA TË BASHKIVE DHE QEVERISË!

? TË GJITHA BASHKITË NË BASHKËPUNIM ME SHËRBIMIN SOCIAL SHTETËROR DHE INSTITUTIN E SIGURIMEVE SHOQËRORE DO PËRGATISIN ME URGJENCË LISTAT E PENSIONISTËVE KRYEFAMILJARË QË NUK I KANË FËMIJËT NË TË NJËJTIN QYTET!

Të fundit

Mesazhet kërcënues ndaj Endri Shabanit/ Reagon partia e Lapajt: Refuzojmë gjuhën e dhunës

Një audio me mesazh kërcënues ndaj kryetarit të partisë “Nisma Thurje”, Endri Shabani ka qarkulluar në rrjet, ku mësohet...

Pushime makthi për pasagjerët e një krociere, 140 persona të helmuar

Një udhëtim njëjavor turistik me anije nga Los Angeles drejt Meksikës është kthyer në një makth për 140 persona në bord. Sipas raportimeve, 134...

Ndizet një tjetër konflikt… për një shkëmb në mes të detit

Spanja dhe Maroku po përballen me një valë të re tensionesh politike dhe ushtarake në Ngushticën e Gjibraltarit, në sfondin e pretendimeve të përsëritura...

VIDEO/ E pazakontë! E reja i jep lamtumirë burrit duke i kërcyer “twerk” para arkivolit!

Çdo person e përjeton pikëllimin në mënyrën e vet, por ajo që ndodhi në një funeral në Peru shkon përtej… të zakonshmes! Në një video...

Bankat përfitojnë nga kursi i Trump

Kur kompanitë hapin librat e tyre, fillon sezoni i fitimeve në tregun e aksioneve. Tradicionalisht, në SHBA, bankat janë të parat. Por pavarësisht rezultateve...

Lajme të tjera

Web TV