Nuk mjafton koronavirusi/Italia goditet nga një valë tërmetesh brenda pak orësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia e cila është duke u përballuar me koronavirusin i cili ka shkaktuar viktima të shumta është tronditur mbrumë edhe nga një valë tërmetesh brenda pak orësh.

Tërmeti ka goditur bregdetin perëndimor të Kalabrisë, pranë provincave të Cosenza dhe Catanzaro mëngjesin e sotëm.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, deri më tani janë regjistruar mbi 10 tërmete, ku më i forti kishte një magnitudë prej 3.9 në orën 1:52 pas mesnate me një epiqendër 7 km nga Nocera Terinese (Catanzaro) dhe Serra d’Aiello (Cosenza) dhe një thellësi prej 33 km.

Lëkundjet me magnitude 3.4 dhe 3.5 u regjistruan përkatësisht në orën 1:55 dhe 2:02.

Tërmeti është ndjerë edhe qytetarët të cilët janë të izoluar në shtëpi për shkak të koronavirusit. Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale apo në njerëz.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV