Rama nxjerr videon/Ja si koronavirusi ka ‘pushtuar’ Tiranën: Mos dilni nga shtëpia

Kreu i qeverisë Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me apelin e përditshëm ndaj qytetarëve për të mos dalë nga shtëpia në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e koronavirusit.

Ai ka zgjedhur një video, ku shihet se si koronavirusi ka ‘pushtuar’ mbarë Tiranën, ndërsa Rama i bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

“MIRËMËNGJES,

S’JAM EDI?

po janë dy çuna që s’i njoh që e kanë qarë këtë video?

Shikojeni dhe mos lëvizni nga shtëpia, nëse nuk jeni ndër ata që duhet të shkojnë patjetër në punë?”, shkruan Rama.