Rama për kreditë e bizneseve: Rrini të qetë, sot firmos dokumentin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se sot do të firmosë një dokument me Guvernatorin e BSH, Gent Sejko për kreditë e bizneseve.

Lidhur me ankesat që më kanë dërguar disa prej jush, të cilët kanë hasur sot vështirësi nëpër banka për këstet e kredive të biznesit që gjendet në vështirësinë e luftës, sapo kam folur me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.

Brenda pak orëve një grup i përbashkët pune do të shkruajë një dokument të përbashkët, që unë dhe guvernatori do ta firmosim sot për të adresuar qartë dhe prerë këtë hall me bankat!

Rrini të qetë dhe bëni durim, Italia masat ekonomike i mori pas një muaji, sepse nuk është 7×7=42 kjo punë, ndërsa ne do t’i kemi gati këtë javë! Kurse biznesi që ka hallin e kësteve me bankat, do ta ketë zgjidhjen sot!

Na i bëni hallall shqetësime të tilla dhe mos e vini asnjë sekondë në dyshim se mua më keni në krah dhe me sytë e veshur hapur ditë-natë për të lexuar e dëgjuar hallet tuaja!

Ju të gjithë jeni familja ime në këtë luftë dhe asgjë që do ta bëja për familjen time, nuk do ta le pa bërë për ju! me mish e me shpirt!

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV