Veliaj: Afati i aplikimeve për kreditë e buta shtyhet deri më 17 maj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Tiranës ka vendosur që të shtyjë deri më 17 maj afatin e aplikimit për kreditë e buta. Në lidhje telefonike për News 24, kryebashkiaku Erion Veliaj bëri me dije se një nga vendimet që do të miratohen nga këshilli bashkiak do të jetë dhe ajo për t’i dhënë kohë qytetarëve që të aplikojnë, pasi të kalojë kjo situatë emergjence prej koronavirusit.

Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur për të ndihmuar familjet në nevojë për strehim.

“Aplikimin për kreditë e buta kemi vendosur që ta shyjmë me dy muaj, pra nga 17 marsi do të jetë 17 maji dita e fundit e aplikimit për kreditë e buta.

Sigurisht, nëse kriza do të vazhdojë, do të duhet ta moderojmë edhe atë vendim; pra askush nuk ka nevojë të ngutet apo të vijë në Bashki, kjo është diçka që pret. Ajo që nuk pret është higjiena dhe menaxhimi i kësaj krize.

Ne kemi interes t’i japim, jo t’i mbajmë kreditë e buta. Kështu që për sa kohë që bashkia e ka paguar interesin, ne duam që sa më shumë familje të reja të përfitojnë nga ky proces”, deklaroi ai.

Veliaj siguroi gjithashtu se Bashkia e Tiranës do të vijojë ndërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

“Një proces tjetër që jemi duke e vazhduar është procesi i kompensimit dhe i rindërtimit të shtëpive pas tërmetit. Ka qenë një porosi e veçantë e kryeministrit, që të gjitha bashkitë të funksionojnë me dy skuadra, pra një skuadër që merret me emergjencën aktuale që në Bashkinë e Tiranës përveç kryetarit dhe drejtuesve kryesorë, është Zjarrfikësja, Policia Bashkiake, transporti, ujësjellësi, dhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, bashkë me Shërbimet Sociale, që çojnë drekat dhe darkat në çdo familje në nevojë, kryesisht tek të moshuarit.

Lexo edhe :  Dështoi në Bundesligë, ylli i Portugalisë pranon shitjen për hir të... Botërorit

Por ka edhe një skuadër tjetër që po vazhdon punën normale, që përveç kredive të buta, ka të bëjë me ndërtimin e 600 shtëpive të reja në fshat që janë dëmtuar prej tërmetit, dhe planifikimin final të lagjeve të reja për të tjerët që në zonat urbane mund të kenë të dëmtuar apo humbur shtëpinë e tyre prej tërmetit.

Duam të mendojmë, dhe po e imagjinojmë Tiranën edhe mbas kësaj situate. Sigurisht që ne do ta fitojmë këtë betejë, e sigurisht që kjo flamë një ditë do mbarojë dhe do mundet. Kështu që duhet të mendojmë që tani se çfarë do të bëjmë në ditën e parë kur të kthehemi në normalitet”, u shpreh kreu I Bashkisë.

Të fundit

Dashnor Sula: “PD, e vetmja opozitë në botë që gëzohet kur nuk fiton”

Dashnor Sula, në një intervistë në Report TV, tha se PD është e vetmja opozitë që gëzohet kur humbet....

Eduard Zaloshnja: Ushqimet 1% më të shtrenjta se në BE, të ardhurat 59% më të ulta…

EDUARD ZALOSHNJA - Sipas Eurostatit, Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve dhe Pijeve jo Alkoolike për Shqipërinë është 101%. Që do të thotë se çmimet...

Përballje titanësh në gjysmëfinalen e Botërorit, formacionet zyrtare të Real Madrid-PSG

PSG dhe Real Madrid përballen sot në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve, një duel që për shumëkënd është finalja e mirëfilltë e këtij turneu...

Liverpool nuk ndalet, ofron 100 mln euro për dy yjet e Barcelonës

Liverpool është padyshim një nga ekipet më aktive në këtë merkato verore. Pas transferimit të Jeremie Frimpong, Florian Wirtz dhe Milos Kerkez, kampioni i...

23-vjeçari në Mat gjendet i pajetë! Ka disa shenja, dyshohet për vrasje

Një 23-vjeçar i identifikuar si Renis Dobra është gjetur i pajetë pranë liqenit të Shkopetit në fshatin Madhesh të Matit. I riu ishte denoncuar...

Lajme të tjera

Web TV