Thyen karantinën, shqiptarëve iu hiqen 245 patenta për 3 vjet (shifrat e 24 orëve)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi

Në mbrëmje policia ka bërë me dije edhe masat ndëshkuese që janë dhënë në drejtim të qytetarëve shqiptarë të cilët kanë thyer rregullat e karantinës. Është një raport me të dhëna për të gjitha qarqet e vendit ku tregohen të gjitha llojet e ndëshkimeve, ndërkohë që ajo që bie në sy është edhe numri i madh i patentave të hequra, 245 deri në më tani. Ky ndëshkim do t`ju zgjasë tri vite sipas aktit normativ të nxjerrë nga kryeministrit, ndërkohë që janë dhënë gjoba të shumta në lidhje me një sërë shkeljesh. Në Vlorë është shënuar edhe gjoba e parë e një këmbësori që ka thyer urdhrin e kryeministrit për të mos dalë jashtë pas orës 18.00.

Ndërkohë bëhet me dije se kanë vijuar masat drastike për qytetarët ndërsa asnjë prej adresave dhe nurmave të telefonave që janë vënë në dispozicionin dalin jashtë funskioni për shkak të ngarkesës së madhe që ka. Qytetarë të shumta ankohen për shkak se e marrin përgjigjen rreth 24 orë pasi kanë aplikuar ndërkohë që policia nga ana tjetër bën me dije se janë me qindra e mijëra kërkesat për leje lëvizjeje të qytetarëve me mjetet e tyre. Por pavarësisht masave kufizuese të marra për parandalimin e COVID-19, masa edhe ndëshkuese qytetarët shqiptarë ende shfaqen të pandergjegjësuar. Nga dje u vendos që edhe këmbësorët që dalin nga shtëpia pas orës 18:00 të gjobiten me 10 mijë lekë dhe nëse kanë automjet, madje edhe atë tua bllokojnë për 3 muaj. Po ashtu, më herët, është fiksuar fakti se kush ka ardhur nga zonat e kuqe dhe shihet jashtë shtëpisë, pra që ka thyer vetëkarantinimin, gjobitet me 700 mijë lekë.

Bilanci

Referuar të dhënave që janë bërë publike në mbrëmje saktësohet se janë shënuar 104 gjoba për shoferët e automjeteve ku mësohet se Fieri gjendet në vendin e parë për shkeljet. Ndërkohë saktësohet se Kukësi, deri orëve të vona të mbrëmjes së sotme është i vetmi rreth në gjithë Shqipërinë që nuk ka shënuar ende asnjë shkelje e për pasojë asnjë ndëshkim. Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë gjobitur 104 drejtues makinash që kanë qarkulluar në shkelje, pa autorizim, 74 leje drejtimi (patenta) janë pezulluar, ndërsa 11 makina janë bllokuar.

Lista e ndëshkimeve

Lezhë-6 gjoba dhe 6 pezullim leje drejtimi

Korçë-2 pezullim leje drejtimi, 2 të bllokuara

Lexo edhe :  Evropa provinciale, një show mediokriteti në Eurovizion

Dibër-4 pezullim leje drejtimi, 4 të bllokuara

Vlora-6 gjoba dhe 6 pezullim leje drejtimi

Elbasani-11 gjoba dhe 11 pezullim leje drejtimi

Tiranë-23 gjoba, 22 pezullim leje drejtimi

Kukësi-asnjë masë

Shkodër-1 pezullim leje drejtimi, 1 e bllokuar

Fieri-40 gjoba

Berati-5 gjoba, 5 pezullim leje drejtimi

Durrësi-10 gjoba, 10 pezullim leje drejtimi

Gjirokastër-4 pezullim leje drejtimi, 4 të bllokuara

Saranda-2 gjoba, 2 pezullim leje drejtimi

Kavaja-1 gjobë, një pezullim leje drejtimi

 

Gjoba e këmbësorit

Një këmbësor është gjobitur. Policia vetë ka njoftuar se: “Gjobitet këmbësori i parë i cili ka dalë nga shtëpia edhe pas orës 18:00, duke thyer urdhrin e kryeministrit. Bëhet fjalë një 38-vjeçarin G.K., i cili është gjobitur me 10 000 lekë. Ndërkohë, tre pronarë biznesesh janë gjobitur pasi kanë vijuar që të mbajnë hapur lokalin e tyre, pavarësisht se me urdhër të qeverisë është ndaluar kategorikisht, pasi janë shkak për grumbullime njerëzish. Policia më herët njoftoi se: “Lokali nën administrimin e shtetasit E.F., 54 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “1 Maji” Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë. Lokali nën administrimin e shtetasit R.S., 56 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë. Lokali nën administrimin e shtetasit J.S., 33 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë”!

245 patenta të hequra

Janë jo pak 245 shoferë që kanë lëvizur me makinë pa marrë një autorizim, e për pasojë janë ndëshkuar me 3 vjet heqje patente. Ky bilanc është për 24 orët e fundit, e ndërsa në Cërrik, Fier dhe Dibër shkelja ka qenë e dyfishtë.

Më konkretisht, në Cërrik një 40- vjeçar u kap duket drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe mbi të gjitha ka kundështruar me forcë policinë. Për pasojë ai është arrestuar, mbi të cilin rëndojnë akuzat për veprat penale ”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. E njëjta panoramë është paraqitur edhe në Fier, ku një 29 vjeç me inicialet A. A., po drejtonte makinën në gjendje të dehur, pas atij akti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë të një shtetasi, me origjinë nga Tropoja i cili përplasi mjetet e policisë rrugore që i zunë rrugën dhe më pasbraktisi mjetin dhe u nis të ikte në këmbë!/ Fjala.al

Të fundit

Nuk arriti të marrë mandat, Braimllari: Gara në listën e hapur të PS ishte e fortë!

Kandidati i Partisë Socialiste, Endrit Braimllari, foli sot në studion e Neës 24 për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Screenshot_23Ndonëse...

Shëndeti mendor i adoleshentëve në rrezik, Shkencëtarët ngrenë alarmin: Deri në 2030…

Shkencëtarët kanë ngritur alarmin për shëndetin mendor dhe obezitetin që po kërcënon adoleshentët në kohët e sotme. Një studim i botuar në revistën “The Lancet”...

“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt

Dashamir Shehi, i ftuar në studion e “Ditarit” në A2 CNN, shpjegoi më gjerësisht pse dha dorëheqjen nga kryetar i koalicionit “Djathtas për zhvillim”. “Dhashë...

“Pranoj humbjen”, Shehi jep dorëheqjen nga drejtimi i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”

Dashamir Shehi pranon humbjen duke marrë përsipër edhe përgjegjësinë për rezultatin në zgjedhjet e 11 Majit. Ndaj ka vendosur të largohet nga drejtimi i...

Zyrtarët amerikanë: Izraeli mund të godasë objektet bërthamore të Iranit

Izraeli mund të godasë objektet bërthamore të Iranit. CNN, duke cituar inteligjencën amerikane dhe sipas zyrtarëve amerikanë, shprehet se një sulm i tillë do...

Lajme të tjera

Web TV