Basha thirrje Ramës: Rishiko me urgjencë fondin në këto 3 pika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Lulzim Basha, i bëri thirrje publike kryeministrit Edi Rama të rishikojë menjëherë buxhetin e shtetit 2020 dhe të alokojë fonde për tre sektorë kryesorë.

Këtë thirrje kreu i PD-së e ka bërë për shkak të situatës së rëndë ku ndodhet vendi nga koronavisuri.

Në një intervistë për “News 24”, Basha tha se Rama duhet të alokojë me urgjencë fonde te shëndetësia, shtresat në nevojë dhe ekonomia.

Më tej, ai iu bëri thirrje dhe bankave të nivelit të dytë të mos përfitojnë nga kjo situatë e pezullimit të kredive për tre muaj, por të sillen me përgjegjësi.

“Thirrja që duhet të bëj sot, dua t’ju them qartë bankave të nivelit të dytë se një pjesë e mirë e stabilitetit, investitorëve, sipërmarrësve, është tasmë në dorën e tyre, ndaj iu kërkoj të sillen me përgjegjësi. Tani është koha të rishikohet buxheti i shtetit 2020 pa vonesa të mëtejshme. Të alokohen fonde te shëndetësia, shtresat në nevojë dhe masat lehtësuese ekonomike”,-u shpreh Basha./Fjala.al/

 

Të fundit

Gruaja thyen murin pas dollapit të saj dhe zbulon sekretin e fshehur prej 20 vitesh

Një grua mbeti e hutuar pasi gjeti një sekret në banesën e saj që kishte mbetur i paprekur për...

VIDEO/ Influenceri përpiqet të puthë një tigrin, pamjet bëhen virale

Në Pakistan, mbajtja e kafshëve ekzotike, duke përfshirë leopardët dhe tigrat, si kafshë shtëpiake është një trend në rritje. Pavarësisht nga ligjet e Pakistanit për...

Ervin Salianji poston fotot e fushatës në 2021: Sot marrim 6 mandate në Korçë

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji, i cili po vuan dënimin në burgun e Fierit, ka postuar në rrjetet sociale, foto nga fushata e zgjedhjeve...

VIDEO/ Agron Shehaj zbulon si e kanë krijuar këngën e fushatës së Partisë “Mundësia”

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, së bashku me kandidaten për deputete në Tiranë, Barbara Doda,...

Alimehmeti: Nëse PD humb zgjedhjet, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Ilir Alimehmeti, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, ishte i ftuar në studion e “Off the Record”, ku deklaroi se...

Lajme të tjera

Web TV