Coronavirus, faleminderit dhe mallkuar qofsh!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sebi Alla

Veshët nuk më buçasin, zhurmë nuk ka, me përjashtim të një tenxhereje që shfryn lirshëm teksa zien aty në kuzhinë dhe më shumë se shqetësuese më ngjan me një muzikë e klasike që të bën të qash nga emocioni. Stres kam disi nga “arresti shtëpiak” që na ka vendosur “gjyqtari” i rreptë “COVID-19”. E urrej, dhe pse nuk kemi ç’ti bëjmë, si bëmë asgjë të keqe këtij “gjyqtari” që lindi dhe u rrit në Kinë dhe sot po vendos ligjësinë e tij të pashkruar, kudo në botë. Jemi të vegjël para gjëmës dhe po e pranojmë izolimin shtëpiak. Ditari në ditën e pestë në karantinë ka disa fleta për tu mbushur. Ti përvishem me mallkime dhe gjykime coronavirusit është shumë e lehtë, por ja që ai paska disa përfitime, ndoshta nëse vihen në kandar, mund të jenë edhe më të mira se në një “ditë të zakonshme” në Tiranën e para së premtes së shkuar, kur ra çanga: “të gjithë mbylluni në shtëpi”. Kryeqyteti i shpëtoi dioksidit të karbonit që lëshohej vrullëshëm, duke nisur nga papaqët acarues dhe deri tek betonierja zhurmëmadhe që zbrazet diku në një gropë pallati apo kulle shumëkatëshe në ndërtim.

-Tirana është e pastër… Shoh qartë pallatin përballë, aq sa bëj kritikun nëse fqinja i ka larë mirë rrobat e bardha apo janë të strëngura? Në fakt asaj i shkëlqejnë, borë i ka teksa i valëviten në telin e ballkonit. Qenka bërë nikoqire mendoj, mos ka ndërruar garderrobë? Jo, s’ka mundësi, tregu i madh është i mbyllur. Shpejt vi në vete, është vetëm shikimi më i kthejellët, e paskam gjykuar keq fqinjen time, para përhapjes së coronavirusit mendoja se nuk dinte të lante… Në fakt na u desh coronavirusi për të parë qartë.

Po dëgjoj edhe më mirë… Buri makine nuk buçet kërkund, sharje shoferësh majë fuoristradash as për fare. Shpëtova edhe nga “veshi i mesit”… Sinptomë zhurmash të vazhdueshme. U deshe t’i coronavirus për të kuptuar se syri po shkelqen dhe veshët i lëmë të qetë, të paktën për disa kohë, nuk di sesa, por qenka ndjesi e mirë. E ti “COVID-19” faleminderit gjithsesi, edhe pse inatin ia kam, sërish e urrej. Kthej sytë nga TV-të informuese që lajmërojnë se një pacient sot u nda nga jeta dhe bashkë me virusin kishte edhe një mori sëmundjesh kronike, 59 të infektuar, dy jetë të humbura. Ai informacion vijon për disa minuta kthehet e rikthehet sa për ta mbajtur në siglën “lajmi i fundit”. Shkoi gjatë, u bë lajm i vjetër, gjë tjetër nuk ka. Për fat nuk shoh prej pesë ditësh në mediat tona asnjë aksident me pasojë vdekje, plagosje të rënda, gjymtime dhe lëndime. Gjak në rrugë nuk ka, ti coronavirus i frikshëm na shpëtove ndoshta edhe për disa kohë shumë jetë, nga ata që humbin pa kuptim, madje fort të rinj që lenë frymën e fundit në asfat apo nën grumbujt e hekurishteve të makinave që drejtonin. Në rrugë nuk dalloj as policët “jelekverdhë” të bashkisë apo të rendit që bredhin me blloqe të trasha gjobash në duar që i ngjisnin ballinës së xhamit të automjeteve, edhe në skutat e lagjeve më të thella të qytetit.

Lexo edhe :  Nuk janë 6 milionë dollarë, por shumë më tepër dhe nuk janë për Berishën, por për fëmijët

Më zenë sytë jelekëverdha, por janë zonjat e vërteta të qytetit, pastrueset, që për fat edhe ata po jetojnë këto kohë më pak lodhje në punë. Fshesa e tyre nuk mbledh bishta cigaresh të hedhura në trotuare, apo copa ambalazhi të lëshuara nga qytetarët e “mirë”, që sot dezinfektojnë çdo cep të shtëpisë, heqin edhe merimangat lart në tavane. Bah…, zona e ish-Bllokut bosh. Nuk sheh të rinj që shesin “gazra” me makina të shtrenjta, apo edhe në këmbë, duke i kthyer trotuarët si “pasarelat e Milanos”. Tallavaja s’të huton, pikëz shurme, ambulanca nuk mbetet në trafik, zjarrfikësja çan lirshëm kudo ku është rreziku. Nuk ka as vrasje të mirëorganizuara këto ditë, nga ato që rëndom i quajmë “larje hesapesh”. Mos u bënë më të mirë, kriminelët po “ndërgjesohen” dhe janë futur thellë në “bibliotekën” e shtëpisë? Këtë nuk e beson as bufi që për shkak të mungesës së zhurmës po këndon lirshëm. Nuk kanë nga të shkojnë nëse kryejnë një krim. Rrugët janë të boshatisura, postblloqe kudo, punë me rrezik edhe për më të rrezikshmit e krimit, ndaj ky coronavirusi na solli edhe më pak vrasje. Po sërish inatin ja kam, në akth na ka futur të gjithëve. Coranavirus iksh sa më shpejt dhe tu shoftë ajo farë që të ngjizi, në labarator sikurse thonë disa teori, jo aq konspitative, apo i rritur natyrshëm në llumin e kësaj bote globale. Një vaksinë për ty do dalë, e kur të ikësh ti, që na le në ankth, të tjera ankthe do ketë. Shumë smog që në na i bluan mushkëritë çdo ditë, ngadalë, e ai bashkim kancerogjen e merr me nge derisa na përplas tek ai Spital Infektiv, apo tek Sanatoriumi që sot janë kthyer në karantinë vetëm për këtë “flamë COVID-19”. Për fatin e keq, sërish lajme aksidentesh me të rinj që ndahen nga kjo jetë do të ketë. Makinat do ndizen, ashtu të zhurmshme, madje edhe me më shumë smog që ditën e parë, duke gulçuar atë dioksid të grumbulluara në ditët e pushimit. Vrasjet do shtohen përsëri, krimineli me armë do largohet sërish mes rrëmujës, ahengut, tallavasë së ish-Bllokut, apo në ndonjë copë të madhe periferie. Për kaq kohë sa na hoqe ca aksidente të rënda, vrasje, vjedhje, zhurmë, tym e smog të zi, e mbi të gjitha “gazra injorantësh” që bredhin kuturu, faleminderit coronavirus, gjithsesi mallkuar qofsh!

Të fundit

“Si u bë me 3 shtëpi?”/ Tedi Blushi i përgjigjet Kryemadhit

Kandidati i koalicionit opozitar PD-ASHM në qarkun e Tiranës, Tedi Blushi, ka komentuar zhvillimet e fundit në kampin opozitar,...

Shqipëria me shifra alarmante, e katërta në Evropë për numrin e të burgosurve

Në Shqipëri burgjet janë të tej mbushura, në raport me shumicën e Evropës. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, Shqipëria renditet e katërta...

Dy ish-banoret e “Big Brother” në gjyq? Zbulohet e vërteta

Në një intervistë të zhvilluar së fundmi në emisionin “Mos i bjer me top”, ish-banorja e “BBVA4” njëherazi dhe gazetarja e njohur, Valbona Mhilli...

Sherr masiv në bordin e kroçerës luksoze, humb jetën 60-vjeçari

Një hetim për vrasje është hapur nga policia britanike pasi një burrë 60-vjeçar humbi jetën në bord të kroçerës luksoze MSC Virtuosa, vetëm pak...

Rama pritet në Korçë me këngë patriotike: “Drejt finishit për Shqipërinë në BE”

Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar sot (5 maj) turin e tij elektoral në qarkun e Korçës. Pas prezantimit të investimeve 10 vjeçare nga qeveria socialiste...

Lajme të tjera

Web TV