Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

“Covid-19”, amerikanët zmbrapsin trupat nga “pushtimi” i Europës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Ushtarët amerikanë zbarkuan sërish në Evropë. Fillimisht me avionë “boeing” të paarmatosur, edhe pse me uniforma laramane të stërvitjes si dhe me nga një çantë mbi shpinë. Por pas tyre mjetet e rënda e të mekanizuar zbritën nga anijet e mëdha të transportit. Nuk jemi në ditë e zbarkimit në Normandi, dhe në hartën e Evropës nuk mbizotëron “svastika hitleriane”, por gjithsesi e njëjta hartë është ngjyer me bojë të kuqe për të treguar rrezikun e lartë që po i vjen njerëzimit nga virusi me emrin “Covid-19” Kjo lëvizje trupash e paparë ndoshta që prej Luftës së Dytë Botërore ka aktivizuar një seri teorish konspirative. “Pse nuk na tregojnë asgjë. Çfarë po ndodh”, shkruajnë në rrjetet sociale italianët e traumatizuar nga “Covit 19”. Në fakt nuk bëhej fjalë për gjendje të jashtëzakonshme ku kërkohej ndihma e ushtrisë amerikane. Ishin manovra ushtarake të koduar nën emrin “Defender Europe 20”, e të planifikuara prej kohësh, të nisura me vrull, por të cilat mbetën pezull. Por le ta marrim me radhë:

Në fillim

Një aeroplan që transportonte ushtarë amerikanë, pjesëmarrës në stërvitjet ushtarake “Defender Europe 2020”, u ul në aeroportin e Nurembergut të enjten që shkoi. Ata u mirëpritën nga Ministri i Brendshëm bavarez Joachim Herrmann dhe Komanda e 7-të e US Army Training, me gjeneral brigade Christopher R. Norrie,

Të pakën 20.000 ushtarë amerikanë po i shtoheshin forcës së stacionuar në Evropë. Ndërkohë tanket “Abrams” dhe materialet e tjera logjistike nisën të shkarkoheshin në portet e Belgjikës, Holandës, Letonisë dhe Estonisë. “Ky mëngjes ishte absolutisht i jashtëzakonshëm. Erdhëm me fluturim nga Port Hood, Texas, Divizioni i Parë i Kalorësisë. Jemi mirënjohës dhe falënderues që u pritëm këtu nga liderët bavarezë. Kjo është gjithashtu një shprehje e angazhimit dhe miqësisë mes njëri-tjetrit,” tha gjeneral brigade amerikane Norrie, deklarata e të cilit u transmetua nga ruptly.tv.video.Sot janë jo më pak se 200 ushtarë, që zbritëm nga Port Hood, Texas. Dhe këtu në Nuremberg do të jemi rreth 2,000 ushtarë si pjesë e “Defender” për trajnimin. Do të ketë edhe më shumë ushtarë që do të vijnë nga Gjermania dhe Evropa si pjesë e stërvitjes gjithashtu,” shtoi ai.

Ndërsa Herrmann tha: “Është e rëndësishme që t’u bëjmë të qartë ushtarëve amerikanë se jemi të lumtur për ardhjen e tyre në Bavari, në Gjermani. I mirëpresim ngrohtësisht dhe jemi të kënaqur me bashkëpunimin e ngushtë midis ushtrisë gjermane dhe asaj amerikane në përgjithësi“.

Një ditë më pas trupat të tjera amerikane arritën me avion në Hamburg. Sipas komandantit të 9-të të Batalionit të 9-të Inxhinierik të SHBA-ve, nënkolonel William Shoemate “është një total prej 234 ushtarë nga Fort Stewart, Georgia, Divizioni i 3 i Këmbësorisë“. Ai shtoi se trupat “do të fillojnë të punojnë për shkarkimin e anijeve në portin e Bremerhaven“, para se të transferohen përfundimisht në zonën e stërvitjes në Poloni, Bemowo Piskie, dhe pastaj do të fillojnë trajnimet me partnerë shumëkombësh, duke u përgatitur për disa seri ushtrimesh.

Gjermania është e prirë të shfaqë aftësinë e saj për të mbrojtur Evropën, sipas zëdhënësit të Bundesëehr, Jurgen Bredtmann, i cili tha se shpreson që “Defender Europe 20” të tregojë se ata “kanë aftësi shumëkombëshe”.

Nga ana tjetër Darion Akins, Konsulli i Përgjithshëm i SHBA-ve në Hamburg u shpreh: “Nuk ka asnjë sfidë specifike për momentin por vetëm aftësia e tyre për të punuar së bashku, për të punuar bashkëvepruar dhe për të punuar në mënyrë efektive së bashku, kjo është ideja e ushtrimeve.

Lexo edhe :  Çifti korean me fëmijët ‘pesënjakë’ marrin $100 000 grante nga qeveria

Në transmetimet e ruptly.tv. thuhet se rreth 37.000 trupa nga 11 shtete do të marrin pjesë në stërvitjet, udhëhequr nga ushtria amerikane. Aktivitetet kryesore ishin planifikuar të zhvilloheshin në prill dhe maj në 10 shtete, mes tyre Polonia dhe shtetet e Balltikut. Ndërkaq rreth 20.000 mjete ushtarake ishin planifikuar të transportoheshin me anije nga pesë porte detare amerikane.

Më pas

Trupat e Divizionit të 101 të Ajrit do të vazhdojnë stërvitjen dhe ushtrimet e palestrës pavarësisht  përhapjes së koronavirusit”, tha gjenerali komandues mbrëmjen e të hënës, deklarata e të cilit citohet nga “armytimes.com”.

Disa nga brigadat dhe divizionet luftarake nisën stërvitjen sipas një cikli trajnimesh ku planifikuan të vazhdonin sipas udhëzimeve të Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve. Nëse rastet kur koronavirusit do të shfaqej, edhe situata do të rivlerësohej.

Ushtarët jashtë në fushë kryejnë një stërvitje kolektive që është mjaft e rëndësishme për gatishmërinë,” tha komandanti i 101, Gjeneral Sgt. Major Brian Winski, gjatë një ngjarjeje në bashkinë e qytetit në Fort Campbell, Kentucky. “Janë krejtësisht më pak të rrezikuar ushtarët në garnizon se ata që  udhëtojnë dhe janë në kontakt me shumë më tepër njerëz.”

Për komandantin e Divizionit, Majori Bryan Barker, për shkak se nuk kishte pasur raste në zonën lokale, rreziku i kontraktimit të koronavirusit në terren ishte minimal. Zyrtarët testuan afërsisht një duzinë personeli për koronavirus, por nuk patën ndonjë rast pozitiv në bazë ose në qarqet përreth. “Në të vërtetë, ushtarët tanë kanë më pak rrezik të ekspozimit nëse ata janë në fushë me togën e tyre, kompaninë, baterinë ose trupat,” tha Barker. “Kjo masë në vetvete është duke zvogëluar ekspozimin e tyre ndaj komunitetit më të madh. …Në të vërtetë ata janë më të sigurt dhe të izoluar në atë mjedis fushor. ”

Për më tepër, udhëheqja e divizionit u shpreh se ushtarët nuk mund të rrezikonin të merrnin kohë nga stërvitja nëse pandemia e koronavirusit vazhdonte me javë ndoshta dhe me muaj.

Ushtarët nga Brigada e 101-të e Aviacionit Luftarak do vendosen këtë qershor në gadishullin Korean, Evropë dhe Afganistan, tha Winski. Gjithashtu, brigadat 1 dhe 2 të sektorit janë në rrugën e trainimit për rotacionet e JRTC në gusht dhe shtator për t’u përgatitur për detyrat e forcës së reagimit të emergjencave, shtoi ai.

Në fund

Manovra e madhe “Defender Europe 20” përfundoi para kohe. Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar stërvitjen më të madhe të zhvendosjes në Evropë në këto 25 vjet. Anijet kthehen në Atlantik. 37.000 pjesëmarrës kthehen pas në shtëpi.

Stërvitja ushtarake amerikane “Defender Europe 20” është ndërprerë për shkak të pandemisë së koronavirusit. “Me sa di unë, amerikanët kanë marrë vendimin që t’i japin fund kësaj stërvitjeje ushtarake,”  shpreh një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin të hënën, shkruan “Frankfurter Allgemeine

Sipas tij, deri në 5500 ushtarë amerikanë kanë hyrë në Gjermani. Anijet në rrugën drejt Gjermanisë ishin devijuar. Gjithashtu nga pala gjermane “të gjitha trajnimet stërvitore” u anuluan. Bundeswehr po ofron mbështetje logjistike në mënyrë të kthimit të rregullt të forcave amerikane.

“Defender Europe 20” u konsiderua si stërvitja më e madhe e Forcave Amerikane në këto 25 vjet. Sipas planeve të mëparshme, 20.000 ushtarë gjithsej do të duhej të dërgoheshin nga përtej Atlantikut, ku të planifikuar gjithsej ishin 37.000 pjesëmarrës.

Leonard Veizi/Fjala.al/

Të fundit

Dita e fundit e shtatorit është shumë e rëndësishm për këtë shenjë horoskopi

Dashi Ka një 4 ditësh me një tendencë shumë të fortë për të ditur çfarë drejtimi do i japë vetes....

E papritur në “Për’puthen”, dy konkurrentët përfundojnë me pranga në duar

Në episodin e kaluar të “Për’puthen” ndodhi një e papritur, ku njëri nga djemtë refuzoi që të njihej me konkurrenten, Xhiliola Lamaj. Ardi u...

Çfarë do të ndodhë me Salianjin? Avokati zbulon hapat e radhës

Avokati Ledio Braho ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania për të diskutuar rreth pikëpyetjeve që janë ngritur për...

Moti i mirë, pushuesit ditor ‘pushtojnë’ bregdetin e Lezhës

E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhun deri në Kune është e populluar me pushues, pjesa më e madhe e të cilëve janë...

Stina e alergjive të forta, si të mbroheni nga sëmundjet e vjeshtës

Vonë ose jo, vjeshta erdhi duke shënjuar nisjen e një stine të mundimshme sëmundjesh dhe teshtimash. Teshtima është një shpërthim i fortë i trupit që...

Lajme të tjera

Web TV