COVID-19/ Rrëfimi prekës i mjekut italian: Lodhje e dhimbja asgjë para jetës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i spitalit të Modenas, Nicola Sgarbi ka prekur zemrat e të gjithë italianëve por jo vetëm.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale është shfaqur me shenja në fytyrë, të cilat ia kishte shkaktuar maska, të cilën e kishte mbajtur prej orësh.

Në komentin që shoqëroi me foton, mjeku shprehet se kjo situatë e rëndë do të kalojë dhe se asnjë person nuk duhet të dorëzohet.

“Unë nuk jam dhe nuk ndihem si hero. Jam një njëri normal që e do punën që bën dhe që, sot më shumë se kurrë, është krenar që mund ta bëjë duke e vënë të gjithë veten e tij në vijën e parë bashkë me shumë njerëz të tjerë të mrekullueshëm. Për këtë arsye, nuk më shqetësojnë orët e shumta në punë, shenjat, dhimbja e shpinës, lodhja, vaktet që nuk po i ha dhe shumë të tjera: e gjithë kjo do të kalojë…gjithashtu do të kalojë falë jush dhe përpjekjeve dhe sakrificave tuaja, do të kalojë nëse ne jemi të bashkuar në një qëllim të vetëm. Mos hiqni dorë. Kurrë!”, shprehet ai në një postim në Facebook.

Italia është një nga vendet, kur koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e mbi 2 mijë personave. Spitalet, kryesisht në veri të vendit janë të tejmbushur me pacientë të infektuar.

Të fundit

Lapaj: KAS pranon dorëheqjet te partia e Tomë Doshit, kurse neve jo

Ditën e sotme, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve mandatin e vetëm të “Shqipëria Bëhet” ia kaloi Ana Dajkos, duke...

Ka frikë nga Trump, Gjermania rrit shpenzimet ushtarake me qindra miliardë euro

Gjermania po përgatit një valë porosish prokurimi me vlerë qindra miliardë euro, duke përfshirë 20 avionë luftarakë Eurofighter, deri në 3000 automjete të blinduara...

KAS refuzon t’ia kalojë mandatin Lapajt, sekretari i SHB: Vendim politik

Me një postim në rrjetet sociale, sekretari i përgjithshëm i Partisë "Shqipëria Bëhet", Elton Laska, e ka quajtur të padrejtë vendimin e KAS-it për...

Favoritët për titull në Serie A, Allegri: “Napoli për Scudetto, pastaj vjen Interi”

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, foli në konferencë për shtyp për sezonin e ri të Serie A. Ai tha se favorit për skudeton është...

Rasti i parë në botë, një 38-vjeçar në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike

Një burrë që vuante nga humbja e shikimit në Itali ka rifituar shikimin falë një terapie eksperimentale gjenetike, duke shënuar kështu rastin e parë...

Lajme të tjera

Web TV