Koronavirusi/ Kisha Ortodokse hapur vetëm për lutje personale, s’ka më shërbesa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kisha Ortodokse e Shqipërisë njoftoi marrjen e masave të reja ndaj COVID-19. Nuk do të mbahet më asnjë shërbesë, por kisha do të jetë e hapur vetëm për lutje personale.

“Duke parë situatën e re të krijuar, kur rastet me Covid-19 po shtohen, përsëri me ndjenjën e përgjegjësisë dhe të dashurisë për grigjën tonë, njoftojmë si më poshtë klerin dhe besimtarët orthodhoksë për disa masa të tjera mbrojtëse shtesë:

1) Kishat orthodhokse do të vijojnë të jenë të hapura për lutje personale. Por, për të shmangur grumbullimin e njerëzve dhe për të kufizuar kontaktet fizike, si masë për kufizimin e përhapjes së virusit, nuk do të zhvillohet asnjë shërbesë.

2) Deri në një njoftim tjetër të ri, Liturgjia Hyjnore e të dielave dhe e të kremtes së Ungjillëzimit do të kryhet vetëm në kishëzën (kapela) e Trinisë së Shenjtë të Qendrës Sinodike në Tiranë, me dyer të mbyllura, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga Radio “Ngjallja” nëpërmjet valëve FM dhe internetit.

3) Po ashtu edhe në Mitropolitë e tjera do të kryhet Liturgjia me dyer të mbyllura në kishëza (kapela) të vogla.

Kujtojmë se kjo pandemi duhet të përballohet me shumë kujdes, pa panik, me lutje dhe besim tek Perëndia, si edhe me dashuri dhe përgjegjësi të madhe për të afërmit”, njofton kisha.

Të fundit

Franca lëshon alarmin: Rusia gati për luftë, rrezik në Ballkan

Franca ka bërë një rishikim strategjik kombëtar, në të cilin lëshohet alarmi për rrezikun e një lufte në Evropë....

Komentet e turistëve të huaj: Shqipëria e lirë, por benzina…

Nami i mirë në Itali na ka dalë e kurioziteti edhe më i fortë nga turistët e vendit fqinj po vijon edhe këtë vit. Emi,...

“Kur hyn Shqipëria në BE? Mund të ndodhë në 2030!”

Ekspert i Integrimit Gledis Gjipali ka deklaruar se gjasat që Shqipëria, të futet në BE deri në 2030 janë të mëdha. I ftuar ditën...

“Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime”

Juristi Romeo Kara, ka deklaruar se PD nuk ka asnjë shans për ndryshim apo për të ardhur në pushtet për sa kohë drejtohet nga...

Tregtarët romë kundërshtojnë bashkinë, vijojnë shitjet në tregun e vjetër

Gjatë kësaj të marte një pjesë e tregëtarëve rom në Gjirokastër kanë dalë sërish për të tregëtuar në mjediset e tregut të vjetër, në...

Lajme të tjera

Web TV