Paketa antikoronavirus/Për faturat e energjisë nuk do të ketë kamatëvonesa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata emergjente e krijuar pas bllokimit të aktivitetit ekonomik në vend, si rrjedhojë e kufizimeve të lëvizjeve për të frenuar përhapjen e koronavirusit, ka shkaktuar probleme të shumta në aktivitetet e përditshme të bizneseve dhe konsumatorëve.

Kryeministri Rama tha se një paketë financiare mbështetëse do të jetë gati brenda ditës së enjte. Mësohet se të gjitha ministrive u është kërkuar që të japin propozimet e tyre për situatën. Një prej masave të propozuara nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë do të jetë pezullimi i kamatëvonesave për pagesën e energjisë elektrike për të gjithë periudhën e karantinës.

Gjatë ditës së sotme, në sportelet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka pasur radhë për të paguar faturat e dritave, pasi konsumatorët u trembeshin kamatëvonesave. Megjithatë, burimet nga Ministria pohojnë se ritmi i arkëtimeve është në tkurrje të ndjeshme dhe kjo mund të krijojë probleme likuiditeti në të ardhmen për blerjen e energjisë nga importi dhe sigurimin e energjisë.

Ndonëse nuk do të jetë e shkruar zyrtarisht mund të ketë tolerancë për të mos prerë dritat për familjet që nuk kanë paguar energjinë, por vetëm për familjet, jo për bizneset.

Situata e krijuar me koronavirusin lë pezull dhe planet e tjera, si ai për liberalizimin e tregut të energjisë për bizneset.

Kryeministri Edi Rama ka pohuar se të enjten do të jetë gati plani i garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi.

Kufizimi i lëvizjeve i nisur që të hënën e kaluar dhe i përshkallëzuar ditë pas dite ka çuar në mbylljen e shumë aktiviteteve, sidomos atyre tregtare, ndërsa shumë punonjës, sidomos në sektorët e fasonit, rrezikojnë të mos marrin rrogat dhe kjo mund të krijojë vështirësi në shlyerjen e faturave të përmuajshme./Monitor/

Të fundit

Daja i Endrit Shabanit bëhet ‘ekspert ligjesh’, letër KQZ-së: Mos prano dorëheqjet!

Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit, i cili ishte renditur i nënti në listën e mbyllur të kolicionit “Nisma...

20 mln euro, Granit Xhaka rikthehet në Premier League

Granit Xhaka bën rikthimin e bujshëm në Premier League, por këtë herë jo me Arsenal. Mesfushori shqiptar ka vendosur të mbyllë aventurën me Leverkusen,...

Kompanitë e basteve befasojnë Vllazninë, kuotat e konsiderojnë jashtë Evropës

Vllaznia do të përballet me Vikingurin këtë të enjte. Ndeshja në Islandë do të nisë në orën 20:45. Kompanitë e basteve kanë publikuar kuotat e...

Dalin detajet: gafa nga SPAK, u arrestua “fukarai” në vend të Ilir Lloshit

Gazetari Fatmir Popja ka treguar historinë e Ilir Lloshit, një qytetari të thjeshtë dhe fukara nga Elbasani, i cili u arrestua ditë më parë...

Gjendet trupi i pajetë i një burri pranë “Urës së Drinit të Zi”

Një trup i pajetë është gjetur sot rreth orës 16:00 në Kukës pranë “Urës së Drinit të Zi”. Policia bën me dije se personi...

Lajme të tjera

Web TV