Aksident i rëndë në Fushë Krujë, humbin jetën tre persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre persona kanë humbur jetën nga një aksident tragjik mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë dhe po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. Aksidenti ka ndodhur autostradën Milot-Fushë Krujë në afërsi të fshatin Borizanë.

VIktimat dhe i plagosuri nga aksidenti i rëndë mbrëmjen e sotme janë nga fshati Larushk i Fushë Krujës. ‘Audi’ me targë AA 848 ZZ mësohet si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën po lëvizte ka goditur  nga pas një kamion me targa të Kosovës. Kjo përplasje ka rezultuar fatale për tre nga katër personat që po udhëtonin me ‘Audi’-n.

“Më datë 18.03.2020, rreth orës 20:30, në autostradën Fushë Krujë-Laç, një mjet tip “Audi”, i ka rënë nga mbrapa një kamioni me targa kosove dhe për pasojë, kanë ndërruar jetë  3 shtetas  që udhëtonin në mjetin Audi dhe një tjetër është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital” informoi policia e Durresit.

Më poshtë keni pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti tragjik në Fushë Krujë mbrëmjen e sotme. Makina ku po udhëtonin katër persona, nga të cilët tre humbën jetën është shkatërruar plotësisht nga përplasja me një kamion nga Kosova.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV