Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Aksidentet vdekjeprurëse, as Covid-19 nuk na tremb, eksperti: Ja zgjidhja!  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Dy muajt e parë të vitit vendi kaloi nëpër ngjarje të tmerrshme kriminale. U vranë shumë njerëz, duke shënuar edhe dy ngjarje mjaft të rënda, që prej shumë vitesh nuk ishin parë, ndërkohë që Ministria e Brendshme, krahas ca vendimesh ndëshkuese për një sërë problematikash nisi edhe një operacion gjobëvënës për shkelësit e rregullave të qarkullimit. Sigurisht që asnjë ngjarje aksidentale nuk u parandalua. Muaji janar dhe shkurt nisën me shifra të tmerrshme aksidentesh, vdekjesh dhe plagosjesh, ndërsa mbrëmë u shënua edhe aksidenti më i rëndë i këtyre dy muajve e gjysmë. Janë 209 aksidente, nga këto 93 për janarin dhe 106 për shkurtin. Shifrat e vdjekjes janë të frikshme; 29 viktima në vetëm dy muajt e parë të vitit! Pra me një përllogaritje të thjeshtë shihet se janë më shumë se 3 aksidente në ditë!

Më kot u shpresua se hyrja në karantinë, masat e rrepta, ndalimi i qarkullimit me mjete vetëm me anë të autorizimit të Policisë së Shtetit, nuk i ndaloi dot tre krutanë dhe një beratas që të dilnin dhe të drekonin, në kushtet kur çdo ditë merren masa drastike gjobash, kërcënimesh e arrestimesh. Më kot u shpresua se në këto masa, shqiptarët do të mund të qëndronin në shtëpi, të lëviznin vetëm për hallet e tyre, paçka se asnjë i tillë nuk mund ta marrë lejen nga policia, të respektonin karantinën në këtë kohë virale të pakuptueshme! Por nuk qe e thënë. Katër familje sot kanë hapur dyer morti, katër familjes sot kanë humbur bijtë e tyre dhe katër familje sot, do i përcjellin krejt të vetëm djemtë e tyre për në banesën e fundit.

Por, në lidhje me këtë akt që merr jetë shqiptarësh pa fre, as në kohë masash të pazakonta, gazeta ‘Fjala’ ka biseduar me një prej ekspertëve më të mirë të këtyre probeleme, një zë që në fakt nuk lodhet kurrë së dhëni këshilla. Është inxhinier Artur Sulçe, eksperti rrugor dhe autoteknik, një ndër njerëzit që gjithnjë ka dhënë dierktiva se si mund të ndërhyhet në të gjitha hallkat për të shpëtuar jetën e njerëzve. Është ndër të vetmit e kësaj fushe që është kundër mendimit që gjobat mund të ndihmojnë në realizimin e parandalimit. Ai ka qasje krejt praktike që në fakt nis andej nga duhet; Te kushtet teknike të rrugës, kushte që në fakt pak kund ose askund janë të përshtatshme për përdoruesit e saj. Sulçe flet edhe për izolimin e këtyre ditëve duke mos qenë fare optimist në parndalimin e aksidenteve, ashtu siç në fakt edhe ndodhi pasi biseda me të u zhvillua vetëm pak minuta para aksidentit tragjik të Borizanës në Fushë-Krujë!

  Rrëfimi i Artur Sulçes

 Sulçe, aksidentet në vendin tonë vrasin shumë njerëz! Statistikat e dy muajve të parë, pavarësisht masave drastike të ministrisë së Brendshme nuk kanë mundur të bëhen parandaluese. Cilat mendoni ju janë shkaqet kryesore të aksidenteve në Shqipëri?

Për të gjykuar për numrin e aksidenteve, apo dhe frekuencen e ndodhjes së tyre para situatës së pandemisë në vendin tonë do të bazohemi tek statistikat e ngjarjeve aksidententale të ndodhura në vendin tonë. Nga një studim i thjeshtë konstatojmë se aksidentet rrugore në vendin tonë kanë një begraund ndryshe nga ato të BE-së dhe pak me të veçantë dhe rajoni ynë ballkanik. Nëse do të gjykojmë për aksidentet në qendrat e banuara, shumica  e aksidenteve në zonat urbane ndodhin dhe për shkak të gjendjes së brendshme të drejtueseve të mjeteve, kjo shihet në lëvizjet e gabuara të tyre me mjetin që në mëngjes, kur gjithkush del nga shtëpia për në punë me një program.

Ju mund të konstatoni tek drejtuesit e mjeteve moszbatim të rregullave të qarkullimit rrugor dhe një agresivitet të madh, që në fillim të ditës, imagjino se çfarë mund të ndodh më pas. Kjo vjen për shkak të një menaxhimi të dobët të trafikut nga entet pronare të rrugës dhe për shkak të mungesës së bashkëpunimit midis gjithë aktorëve të cilët kanë lidhje me sigurinë rrugore. Pse nuk po ndodhin aksidente në këto momente që  ka pak mjete normalisht, por nëse bashkia do të menaxhojë trafikun, duke modernizuar transportin urban , duke rikualifikuara të gjitha nyjet ku bllokohet trafiku nëpërmjet bashkëpunimit me Universitetin përkatës, apo dhe palët e interesuara do të jepeshin zgjidhje inovative dhe këmbësorët do të ishin më pak të ekspozuar përballë rrezikut.

Lexo edhe :  Siguria në shkolla/ Rama: Synojmë që “Shqipëria 2030” të jetë kampione e rajonit

Prekja e vendit tonë nga Covid-19, duket se ka edhe një të mirë! Vetëm një aksident i ndodhur këto ditë. A mendoni se është një lloj zgjidhjeje, mbase jo në këto përmasa, dalja në rrugë e policisë?

Në gjendjen që ndodhemi tani uroj ta kalojmë sa më shpejt dhe më sa më pak dhimbje, pasi çdo qënie e gjallë në bazë të jetes ka lëvizjen, në këtë këndvështrim edhe njerëzit 4/5 të lëvizjes burojnë nga pjesa e brendshme tyre, ndërsa vetëm 1/5 e tyre është për nevoja pune. Një menaxhim i mirë i trafikut, një punë e bërë në grup me gjithë aktorët e sigurisë rrugore do të bënte që rrugët t`i shihnim pak a shumë kështu rrugët tona ditët e zakonshme përveç orareve të pikut. Uroj të kalojë shpejt dhe mbase aktorëve ju ka lënë mbresa dhe mungesa e trafikut në mënyrë që të punojnë më shumë duke dëgjuar, mësuar dhe punuar më shumë.

Mbaj mend, disa vite më parë, në kohën e qeverisjes së Berlusconit në Itali, në një ditë ndodhen dy aksidente të tmerrshme me 11 viktima. Ai doli dhe tha: Nëse është e nevojshme, nxjerr ushtrinë në rrugë! A ka ndonjë mekanizëm frenues të aksidenteve që vrasin në fakt edhe më shumë se viruset…?

Duke u bazuar tek deklarimi i Berluskonit, apo dhe bllokimet e patentave mund të them, që puna e sigurisë rrugore nuk zgjidhet vetëm me një aktor siç është policia e cila ka detyrën e konstatimit dhe, në raste të tjera,  parandalimin. Aktorët e tjerë janë më të tërhequr, ndërsa policia rrugore përballet përditë me sjelljen e përdoruesve të rrugës. Po kështu ju mund ta konstatoni këtë dhe te ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor nëse i shikojmë me kujdes këto ndryshime.

Të gjitha kishin lidhje vetëm me rritjen e penaliteteve, dhe asnjë ndryshim cilësor që lidhet me sjelljen e përdoruesve të rrugës për shmangien e aksidenteve, dhe këto ndryshime të sjella dhe iniciuara nga Ministria e Brendshme, ku është Ministria e Transporteve, Instituti i Transporteve të cilët kanë dhe kapacitetet e nevojshme për të realizuar dhe përmirësuar Kodin Rrugor. Perfundimisht do doja të thojo se për shkak të problematikave të mëdha që ka vendi ynë mendoj se në Shqipëri akoma e shikojnë aksidentin si një statistikë dhe asgjë tjetër.

A mendoni se ekziston një zgjidhje për të parandaluar aksidentet në vendin tonë?

Ka ardhur koha e infrastrukturës dixhitale urbane, e vendosjes të gjithë semaforëve dixhital duke i zëvendësuar ato analog, dhe të drejtohen nga zyra qëndrore referuar fluksit të mjeteve. Vendosja e korsive të biçikletave ka sjellë një bllokim të trafikut në pika të caktuara duke u bllokuar trafiku nga zgjidhjet jo profesionale që ka bërë enti pronar. Ka ardhur koha, meqënëse kemi sistemin radial në qytetin e Tiranës duhen menaxhuar rrugët që në mëngjes në drejtim të qendrës ku është dhe zona e punës të jenë dy korsi, në orën e pikut në zbritje dhe e kundërta kur mbaron orari i punës.

Mendoj se Unaza e Tiranës të ketë korsinë e autobusit në gjithë gjatësinë e saj dhe ajo të jetë e dixhitalizuar e gjitha, dhe t`i shërbejë autobusit urban për të arritur në kohë në çdo stacion, njëkohësisht t`i shërbejë biçikletës, taksisë, motorçikletës dhe urgjencës, kjo do të lironte trafikun dhe duke qenë një drejtimshe lëvizja do të jepte mundësinë e rritjes së shpejtësisë së lëvizjes, fitimi në kohë, ndotje akustike dhe ambienti më e vogël, dhe ky modernizim i transportit urban do të reduktonte numrin e mjeteve në trafik dhe përballjen me rrezik të shtuar në të përdorueseve të dobte të rrugës.

Ndërsa në rrugët ekstraurbane problemet e aksidenteve vijnë për shkak të një trafiku të ngarkuar të infrastrukturës rrugore, në raport me permasat dhe klasifikimin që kanë këto rrugë, përshembull rruga Lezhë -Shkodër -Doganë është rrugë interurbane dytësore, por që korespondon edhe me bregdetin, ajo nuk mund ta përballoje atë trafik. Kësaj rrugë i mungon bankina ku mund të kalojë natën drejtuesi i një motorçikletë apo bicikletë, apo dhe ndonjë mjet i tërhequr me kafshë. Hyrje daljet nuk kanë trekëndshin e dukshmërisë në përputhje me V.K.M 628 të vitit 2015(Standarti i rrugëve)!

 

Të fundit

Paris Saint-Germain vuan por triumfon në fund ndaj Gironas

PSG kaloi 1-0 pengesën Girona. Goli i vetëm i takimit të mbajtur në Paris u realizua nga Mendes. Në fillimin...

Barazim pa gola në “Etihad Stadium”, Inter “mbijeton” ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve ka mbyllur natën e dytë të javës së parë në formatin e ri, që ndryshe nga nata e parë, golat nuk...

Vdekja e Gerti Bogdani, kardiologu shpjegon shkaqet e atakut: Gjithçka ndodh brenda 1 ore

Ndarja e parakohshme dhe e papritur nga jeta e ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani tronditi politikën dhe opinionin publik të mërkurën. Bogdani u nda nga...

Një tjetër çift i showbizit shqiptar i jap fund martesës? Ja çfarë po ndodh

Tensionet dhe lajmet për ndarje në botën e showbizit shqiptar duket se nuk kanë fund. Pas aludimeve të fundit mbi martesën e Erjon Isait, një...

Mpiksja e gjakut në krah nuk duhet neglizhuar, çfarë duhet të dini

Gjaku mund të mpikset në vena në zona të ndryshme të trupit megjithatë, ka raste kur gjaku mpikset në brendësi të venave të zonave...

Lajme të tjera

Web TV