Lojtarët se skuadrës së Borussia Moenchenglatbach kanë refuzuar rrogat që t’i vinë në ndihmë klubit të tyre dhe stafit.
Drejtori i klubit gjerman, Maks Eberl, informuar mediat se lojtarët janë gati të heqin dorë nga rroga për të ndihmuar klubin dhe punëtorët e tij, që në këtë moment të vështirë prej koronavirusit rrezikon të ketë probleme të mëdha.
“Lojtarët e dinë se çfarë po ndodh dhe kanë vendosur që të heqin dorë nga rroga për të ndihmuar klubin dhe nëpunësit e tij. Jam shumë krenar për djemtë. është një sinjal i qartë, në këtë periudhë të errët jemi të gjithë të bashkuar”.-tha ai./Fjala.al/