E frikshme/ Rritet bilanci, shkon në 64 të prekurit nga koronavirusi në Shqipëri

Harta e Coronavirusit në Shqipëri COVID-19, 64 raste

Shifrat mbi të prekurit nga koronavirusi vijojnë të rriten në Shqipëri. Sot numri i të prekurve nga COVID-19 ka shkuar në 64 ndërsa në spitalin e Infektivit qëndrojnë të shtruar 30 pacientë.

Koronavirusi sipas qyteteve:

Tiranë 46 raste

Durrës 5 raste

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 6 raste

Rrogozhinë 2 raste

Kavajë 2 raste

Deri më tani nga përhapja e pandemisë së koroanvirusit kanë humbur jetën dy persona, një grua 73-vjeçare nga Durrësi dhe një 66-vjeçar nga Lushnja, i cili ishte i shtruar pranë Infektivit.

Të dy personat kanë qenë në Itali atje ku virusi është përhapur në mënyrë të tmerrshme, aq sa vetëm 24 orët e fundit janë shënuar mbi 400 të vdekur.