Luftëra, por s’fituam asnjërën… –Nga Ylli Manjani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Manjani

Që së vogli na kanë mësuar të jetojmë në luftë me diçka apo me dikë.

Na mësuan në shkollë bëmat e luftës, po asnjëherë nuk mora vesh përse gjithmonë kemi qenë të pushtuar. A kanë luftuar të parët tanë apo jo?!

Sidoqoftë duhet të kenë pasë një ushtri armike përballë të paktën dhe kanë luftuar aq sa kanë mundur. Qartësisht jo aq sa na mësonin në shkollë.

Ne u rritëm me luftëra të tjera. Luftuam sa u shqyem fare ndaj: kulakëve, mikroborgjezëve, pronës private,  bixhozit, flokëve të gjata, pantallonave cowboys, muzikës së huaj madje edhe ndaj rehatisë personale.

Luftuam armikun e jashtëm e të brendshëm, pa e ditur se kush është ai. Luftuam edhe për të siguruar bukën dhe socializmin.

Na thanë të jetojmë si revolucionarë në rrethim. Të mbajmë sytë katër e të hedhim valle në gojë të ujkut.

Na ngulën thellë në kokë se ka gjithmonë një ARMIK të rrezikshëm që do të na zhdukë nga faqa e dheut.

Në fakt koha e solli që të takohemi edhe  me “armiqtë” dhe nuk e morëm vesh përse ishim në luftë me ta. Nejse hesap tjetër ky.

Por lufta vazhdoi. Luftëra të reja çelëm. Luftuam komunizmin, sigurimin e shtetit, shërbëtorët e diktaturës dhe me sipërfaqet e tepërta të banimit (madje edhe me telefonat në shtëpi).

Pastaj filluam të luftojmë ndaj trafiqeve, ndaj krimit të organizuar e korrupsionit.

Luftuam ndaj skafeve, drogës e makinave. Faqen e zezë arritëm, por ama luftuam e luftojmë prap..

Deri sa vjen një pikë që luftojmë edhe me njëri-tjetrin sepse nuk kemi luftuar asnjëherë me asnjë armik.

E bëjmë rregullisht këtë gjë. Luftojnë trimat burra n ‘gratë e tyre, djemtë n ‘prindër të vet, vëllezër e motra n ‘shoqi shoqin, kushërinjtë po e po.

Lexo edhe :  Greqia po lulëzon sërish. Këtë herë, a do të zgjasë?

Luftojmë komshinjtë, pronarët, bisneset, të varfër e të pasur sipas terezisë së momentit. Luftojmë me qejf kur gjejmë ndonjë “armik” që na e rrok syri.

Sot na thonë se jemi prap në luftë, por me një virus… prap me armik që nuk e shohim.

Luftë, luftë, luftë e luftë na shkoi kjo jetë. Gjendje e përhershme lufte…

Për zotin nuk luftoj më, me askënd që nuk është armiku im i drejtpërdrejtë!

Sfida nuk është luftë, dreqi e mori.

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV