Psikologia Valentina Telhaj: Si të shmangim stresin gjatë koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Përtej informacionit të përhapur për atë se çka është në vetvete virusi Covid-19,  këto janë ditë që duhen të shoqërohen me aktivitete përmbushëse, qoftë dhe në shtëpi ku përkohësisht po qendron pjesa më e madhe e qytetarëve.

Në një komunim në distancë me “Fjala”, psikologia e këshillimit, Valentina Telhaj, ofron disa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm. Ajo i mëshon studimeve, se rreth 80% e sëmundjeve të rënda mund të përkeqësohen pikërisht nga stresi. Kësisoj, rendit si antidote aktivitetet fizike, librat dhe muzikën ritmike.

*****

Përjetimi i stresit mund të jetë shumë personal, mund të krijohet nga një situatë afatshkurtër ose afatgjatë, por edhe nga një përvojë e pakëndshme. Trauma akute është reagim afatshkurtër i trupit pas ngjarjes traumatike. Trauma kronike, reagim i vazhdueshëm dhe i zgjatur në kohë ndaj një ngjarjeje traumatike të përsëritur. Sa i takon traumave komplekse, janë reagim i vazhdueshëm ndaj disa ngjarjeve traumatike të përsëritura, që shoqërohen me pasoja shumë të rënda në shëndetin mendor dhe në funksionin normal të individit.

Pasojat më të zakonshme të një ngjarjeje traumatike janë ato fiziologjike, emocionale dhe psikologjike. Fizikisht, personat e traumatizuar mund të vuajnë nga trembja lehtësisht, rritje të shpeshta të rrahjeve të zemrës, lodhje kronike, axhitim, tension muskulor, etj. Në rrafshin emocional dhe mendor, vështirësi përqëndrimi, pagjumësi dhe makthe, flashback të ngjarjes, mungesë besimi dhe dyshueshmëri, ndjenja e pafuqisë, ndjenja faji, turpi, mungesë shprese.

Ja disa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm:

1) Programoni kohën. Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t’ju bëjë më shumë produktiv dhe efektiv

2) Reduktoni gjërat që nuk ju japin pozitivitet

3) Krijoni një stil jetese duke balancuar detyrimet me përgjegjësitë

Lexo edhe :  Deputeti i Qorit: "Për sa kohë nuk largohet Berisha, nuk ndryshon gjë"

4) Ushqehuni mirë, mos pini cigare dhe limitoni sa të mundeni konsumin e alkoolit

5) Mbani kontakte virtuale me të afërmit dhe miqtë, kryesisht me ata që janë shumë të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës

6) Ndryshoni mënyrën e të menduarit, çdo mendim negativ zëvendësojeni me një pozitiv

7) Zgjidhni problemet duke punuar dhe krijuar strategji të ndryshme, derisa të arrini qëllimet tuaja

8) Bëni aktivitete fizike në shtëpi me muzikë ritmike në sfond

9) Kujtoni evente dhe ngjarje pozitive që kanë ndodhur në jetën tuaj

10) Lexoni sa më shumë libra

 

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV