Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat e ashpra të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Rama ka bërë thirrje që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të mos përsërisin gabimin e italianëve në Bergamo, ku është edhe vatra kryesore e infektimit në Evropë.
“S’do ketë kush të na varrosë dhe jo më të na qajnë”, theksoi Rama.
Kryeministri tha se askush në botë nuk mund të thotë se kur kjo luftë me virusin do të përfundojë. Nuk do të përfundojë as nesër dhe as pas dy javësh, tha Rama. “Edhe kur të kalojnë dy javë, do na thonë që duhen edhe dy javë të tjera”, tha Rama, duke shtuar se nuk do të pranojë që të ushqejë popullin me iluzione.