Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Speciale/ Jeta e Klement Çalës, 7 vite arratisje, grabitje, ‘mashtrim’ gjykate

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Arrestimi në Qerret të Kavajzës i vëllezërve Klement dhe Eldi Çala, që gjendeshin në kërkim për dy grabitjet e bujshme, njëra në rrugën e Rinasit dhe tjetra brenda aeroportit, sigurisht që do të tërhiqte vëmendje. Policia thotë se u sekuestruan armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete. Dy djmetë, bëhet me dije se u sollën në mjete të ndryshme në policinë e Tiranës, njëri në një furgon policie ndërsa tjetri nga makina e forcave “Shqiponja”. Në operacion ka marrë pjesë edhe drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

Prerje 50 euro-she me numër serie të njëjtë me atë të rrëmbyera iu gjenden të arrestuarve. Kështu pretendon policia, po ashtu edhe ministri i bredshëm, Sandër Lleshaj.  Për grabitjen e 4.6 mln eurove në 9 prill në qeli ndodhen 7 persona, i cilësuari si ‘daja’ nga Kosova, Ragio Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Çela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci, ndërsa i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë ditën e ngjarjes mbeti organizatori i grabitjes Admir Murataj, dhe në kërkim bashkëpunëtori i dy vëllezërve, Talo Çela, bashkë me dy djemtë nga Elbasani përbëjnë edhe 11 e grupit që thuhet se morën pjesë në grabitjen spektatoklare në Aeroportin Nënë Teraza, grabitje që nuk ishte parëve veç nëpër filma.

Reagimi i ministrit Lleshaj

Pas arretsimit të bujshëm të dy djemve që jetonin në njështëpi luksoze marrë me qira në zonën e Qerretit ka reaguar edhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj i cili ka theksuar se: “Kapja e dy protagonistëve kryesorë të grabitjes së vitit të kaluar në Rinas shënon një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar. Laku ndaj bandës së rrezikshme të Rinasit është afruar sot drejt mbylljes së plotë.

Kjo goditje është dhe një mesazh i rëndësishëm ndaj krimit: është vetëm çështje kohe! Përballja me ligjin dhe drejtësinë është e pashmangshme. Përgëzime për gjithë ekipin e Policisë së Shtetit që mundësoi këtë sukses inkurajues në këto ditë të vështira.Operacioni vazhdon”, tha Sandër Lleshaj. Në fakt për kapjen e Çalës kanë qenë të vënë në dispozicion shifra prej 10 mijë eurove, që para një viti, po ndërkohë në fakt, Çala ka qenë i arrestuar më herët për llogari të Greqisë po askush nuk e di se si u lirua.

Arrestimi dhe Lirimi i Klement Çalës

Klement Çala ia ka dalë të lirohet dhe nga drejtësia shqiptare edhe pse ishte në kërkim ndërkombëtar. I shpallur në kërkim që prej vitit 2013 nga autoritete greke, pasi u arratis bashkë me grupin e Marjan Kolës nga burgu i Trikalasë, policia e arrestoi në Vlorë së bashku me një nga 4 të arrestuarit për supergrabitjen, Alkond Bengasi. Në atë kohë, sipas vendimit të gjykatës, Policia ishte në kërkim të Bengasit, i cili ishte dënuar nga gjykata për përdorim dhe shitje narkotikësh.

Pas identifikimit të tij, patrullat e policisë i bënë shenjë të ndalonte por në timon Klement Çala. Fillimisht ai nuk i ndaloi patrullës dhe përplasi makinën në një  bordurë, por më pas u ndalua. Veç kësaj ai tentoi t’i shpëtonte arrestimit duke u paraqitur si kosovar. Madje ai kishte nxjerrë nga autoritetet kosovare dhe një kartë identiteti, por edhe pasaportë me emrin Semir Koca. Pas kontrollit në shtëpi, Çalës iu gjet një pistoletë ndërsa ai tha para hetuesve  se identitetin e rremë, por edhe armën, e mbante për shkak të problemeve në Greqi.

Lexo edhe :  Politika “mbyt SPAK-un”, 97 deputetë padisin njëri-tjetrin

Gjatë gjykimit në Vlorë por edhe për shkak të pendesës, ndonëse në shtetin grek akuzohej për vrasje e grabitje, Klement Çala u dënua vetëm me 5 vite burgim. Ndonëse i konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ai u la në shërbim prove dhe pas 1 viti shërbim prove, Çala u lirua nga akuzat e armëmbajtjes, drejtimit të mjetit pa leje por edhe falsifikimit të letërnjoftimeve në Shqipëri, në një kohë që emir i tij rezultonte në kërkim ndërkombëtar.

Lidhjet e Çalës me dy supergrabitjet

32-vjeçari nga Elbasani ishte në këkrim për grabitjen e ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit më 9 prill 2019, ku u morën 4.6 milionë euro. Me të njëjtin grup, përfshirë edhe Admir Muratajn që mbeti i vrarë nga policia pas grabitjes së parave të bankës së nivelit të dytë teksa futeshin në barkun e avionit, Klement Çala ka bërë edhe grabitjen në vitin 2017 në rrugën Qafë-Kashar. Blindave që transportonin drejt Rinasit paratë e bankës, iu bë pritë nga një grup i armatosur në muajin shkurt ku u grabitën 2.7 milionë dollarë. Lidhja e Muratajt me Klement Çalën është më e hershme.

Ai ka qenë i akuzuar nga Greqia për grabitjen e 1 milionë eurove bashkë me Admir Muratajn të Bankës Kombëtare Greke në qendër të qytetit të Larisës dhe ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2013. Çala është ndër pjesëtarët e grupit të Marjan Kolës që u arratisën nga burgu i Trikallës në Greqi më 22 mars 2013 dhe së bashku me Admir Muratajn u fshehën në Shqipëri. Çala ishte identifikuar si autor i plagosjes së një efektivi të policisë greke dhe vrasjes së një qytetareje të pafajshme gjatë shkëmbimit të zjarrit me trupat e policisë. Po në fakt asnjë prej akuzave që ngriti policia greke nuk u vërtetuan asnjëherë në lidhje me arratisjen e bujshem të grupit të shqiptarëve nga Trikala.

Sekuestrot

Disa muaj më parë u bë me dije se ndaj Klement Çalës ishte lëshuar edhe një urdhër sekjuestroje. Madje ishte data 23 korrik, kur u njoftua se pasuria e dy vëllezërve Çala u vu nën sekuestro dhe që kapte një vlerë prej 500 mijë eurove.  Lista e pasurive të sekuestruara, sipas policisë ishte:
-1 apartament me sipërfaqe 50 m2, në qytetin Elbasan;
pasuri e llojit arë + truall me sipërfaqe 500 m2 dhe një ndërtesë e llojit njësi me sipërfaqe 167,9 m2 e ndërtuar mbi këtë pasuri, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;
pasuri e llojit arë me sipërfaqe 809,5 m2, mbi të cilën është regjistruar kontrata e sipërmarrjes për ndërtimin e 3 vilave nga 1 kat + nënçati me sipërfaqe 166 m2 secila, me vlerë investimi 15.662.000 secila, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;
50 % e aksioneve të një  shoqërie në zotërim të shtetasit E.Ç, në vendin e quajtur Bradashesh, Elbasan. Nga vlerësimi paraprak i pasurive të sipërshënuara, rezulton se ato kapin vlerën rreth 500.000 Euro.

Të fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

Regjisori dhe aktori i njohur Genci Fuga, karrëfyer një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Në fund...

Si nis viti akademik? Vetëm 60% e kuotave janë realizuar, disa degë me 1 student

Të hënën e 7 tetorit nis viti i ri akademik në institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat . Afro 19 mijë e...

Të huajt, interes për prona/ Vlora preferohet nga turistët edhe për pasuri të paluajtshme

Sezoni turistik, regjistruar edhe me numrin e lartë të turistëve të huaj rriti interesin e këtyre të fundit edhe për të patur një pronë...

Zuckerberg bëhet personi i dytë më i pasur në botë

Mark Zuckerberg është bërë personi i dytë më i pasur në botë për herë të parë. Drejtori Ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i Metas ka mposhtur edhe...

Marrëveshja e pensioneve me Shqipërinë/ Italia miraton 12 milionë € fonde për vitin 2025

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani bëri të ditur sot se komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e...

Lajme të tjera

Web TV