Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka marrë vendimin për të pezulluar pagesat dhe këstet e kredive të studentëve amerikanë për një periudhë 60 ditore. Vendimi është marrë për t’ju ardhur në ndihmë të rinjve që nuk mund të punojnë për shkak të koronavirusit, por nga ana tjetër u duhet të paguajnë këstet e shkollave apo kreditë studentore që kanë marrë.
Presidenti bëri me dije se periudha 60 ditore do të shtyhet edhe më tej nëse shihet e nevojshme.
Kjo është një ndihmë konkrete që Qeveria Federale në SHBA merr për të rinjtë ndërkohë që përballet me koronavirusin.