Shkelin masat ndaj Covid-19/Policia plas gjobat, heq patentat dhe mbyll lokalet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka filluar të marrë masa të ashpra ndaj të gjithë atyre që shkelin masat ndaj koronavirusit. Në të gjithë vendin janë vendosur gjoba ndaj qytetarëve dhe iu janë hequr patentat drejtuesve të automjeteve.

Duke parë indiferencën e shqiptarëve ndaj koronavirusit, policia ka zbritur në të gjithë territorin e vendit duke hequr patentat e 75 drejtuesve të mjeteve dhe duke iu vendosur gjoba  234 qytetarëve në 24 orët e fundit.

Njoftimi i policisë: Strukturat e Policisë së Shtetit, të angazhuara maksimalisht për zbatimin e masave kufizuese të shpallura nga Qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 75 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit, si dhe janë bllokuar 75 mjete, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve për zbatimin e masave shtesë për mbylljen e lokaleve, në të gjithë vendin u ndëshkuan me masë administrative me nga 100.000 lekë secili, 8 administratorë lokalesh.

Po gjatë 24 orëve të fundit, për mosrespektimin e vetëkarantinimit, janë ndëshkuar 2 shtetas, me masë administrative 700.000 lekë.

Gjatë orareve kufizuese për moslëvizje të këmbësorëve, në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar dhe ndëshkuar 234 shtetas, me masë administrative 10.000 lekë secili.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV