Shqiptarët futen dhunshëm me makinë në aeroportin e Barcelonës, bërtasin “Allahu Akbar” -VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shqiptarë u arrestuan sot aeroportin Barcelonës “El Prat” pasi u futën dhunshëm në një automjet brenda Terminalit 1 .

Njëri prej tyre bërtiti me sa fuqi kishte thirrjen islamike “Allahu Akbar”. Policia spanjolle i arrestoi shqiptarët pa regjistruar lëndime. Specialistët spanjoll të eksplozivëve deklarojnë se makina mbante çdo lloj materiali të rrezikshëm brenda.

Incidenti ndodhi rreth orës pesë të mëngjesit dhe policia katalanase tashmë ka hapur një hetim për të përcaktuar objektivin e veprimit në zonën intermodale T1.

Policia tashmë ka njoftuar Prokurorinë Publike të Gjykatës Kombëtare të Spanjës, pasi nuk përjashtohet asnjë skenar, madje as ai i sulmit terrorist.

Të dy individët hynë në aeroport me Renault Megane përmes njërës prej dyerve të pasagjerëve  dhe ecën disa metra nëpër zonën jo-operative të terminalit. Kur policia i ndaloi ata, ata rezistuan ndaj autoritetit të aeroportit.

Të dy të arrestuarit në El Prat paraqitën simptoma të dukshme të të qenurit nën substanca narkotike. Burimi: lavanguardia, Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Berisha shkel statutin, kreu i PD: Krerët e qarqeve jashtë votimit në primare

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar mbledhjen e Këshillit Kombëtar, mbledhja e cila është ende në vijim. Ish-kryeministri Sali Berisha ka...

’Shqipëria 2030′ në BE edhe për një drejtësi të pavarur”,Rama:Detyra jonë të ngremë zërin

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se të enjten do të komunikojë sërish “live” me qytetarët në faqen e tij zyrtare në Facebook. Ai theksoi se...

Ndryshime në kabinetin qeveritar, ja kush emërohet zv/ministër i Mbrojtjes

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka emëruar zëvendës ministren e re të Mbrojtjes. Në këtë detyrë është emëruar Blerina Abrazhda e cila do...

Bashkëfajësia vrasëse ndaj Ersës!

Nga Lutfi Dervishi Në një ditë të tejmbushur me politikë dhe SPAK, me protesta dhe zhurmë, zëri i një 17-vjeçare u shua në heshtje. Letra e...

Zotohet Berisha/ Sa të vij në pushtet, do të ndaloj veprimtarinë e Sorosit në Shqipëri

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se kur PD të vijë në pushtet do të ndalojë me ligj veprimtarinë e fondacionit të George Sorosit...

Lajme të tjera

Web TV