Shqiptari humb jetën prej koronavirusit në Indonezi, infektohen dy të tjerë

Tre shqiptarë janë identifikuar si të prekur me koronavirus në Indonezi. Por, fatkeqësisht njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Ai është një i moshuar 84-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar ambasadorja e Indonezisë në vendin tonë, raporton Ora News.

Nga ana tjetër, po priten të dhënat zyrtare të të prekurve nga Ministria e Jashtme indoneziane.