Ultimatumi i BE-së: Partitë politike në Kosovë të kenë prioritet qytetarët, jo pushtetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian i paralajmëroi politikanët kosovarë se prioritet i tyre në këto momente duhet të jenë qytetarët dhe jo interesat politikë.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, i bëri komentet pas nismës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për mocion mosbesimi kundër Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

“Situata aktuale dhe e paparë me COVID-19 kërkon konsensus, unitet politik dhe qëllime të përbashkëta. Andaj, theksojmë: Partitë politike, para së gjithash, duhet të brengosen për të mirën e njerëzve dhe jo interesat partiake”, tha Pisonero, duke theksuar se institucionet evropiane po i monitorojnë nga afër zhvillimet në Kosovë.

Kosova, sikurse edhe vendet e tjera të botës, po përballet me pandeminë e koronavirusit COVID-19.

Kurti ka shkarkuar këtë javë ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, duke thënë se ai nuk i ka mbështetur qëndrimet e qeverisë për gjendjen e jashtëzakonshme rreth koronavirusit dhe se ka përhapur panik në lidhje me këtë sëmundje.

Në përgjigje, LDK-ja – parti partnere e koalicionit qeverisës – ka iniciuar mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti./rel

Të fundit

“E kisha si djalin tim”/ Vjehrri tregon telefonatën e fundit me Gert Bogdanin (VIDEO)

Çlirim Çepani, i ati i aktivistes Edlira Çepani ka surprizuar të bijën mbrëmjen e sotme në emisionin “Se Luan...

Promovimi i Shqipërisë turistike/ Rama ndan videon: Pamje përrallore të Vermoshit

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Vermoshi duke ftuar qytetarët dhe të apsionuarit e natyrës ta vizitojnë atë. “Pamje...

Koalicionet e PD-së në mijëvjeçarin e ri, 28.9% – 46.9%

Eduard Zaloshnja Nga zgjedhjet e viteve ’90, vetëm ato të vitit 1992 mund të konsiderohen zgjedhje normale. Dhe ato i fitoi me 67% koalicioni i...

Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 viktima

Një ekskursion nga studentë dhe profesorë universiteti përfundoi në tragjedi të shtunën në Kolumbi, kur autobusi i tyre u përplas, duke vrarë të paktën...

Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin për herë të 21

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë do të tentojnë sot për herë të 21 të konstituojnë Kuvendin. Deri më tani, deputetët...

Lajme të tjera

Web TV