Besojnë se alkooli shëron koronavirusin/ Në Iran helmimi nga alkooli po vret më shumë njerëz

Iranianët besojnë se konsumimi i alkoolit ndihmon në mbrojtjen ndaj koronavirusit. Kjo është dhe arsyeja pse në provincën Fars kanë humbur jetën 66 pasi pinë alkool të fortë industrial.

Ky raportim vjen nga BBC, e cila deklaron se në këtë provincë vetëm 13 persona kanë vdekur nga koronavirusi dhe më shumë viktima janë shënuar nga konsumimi i këtyre alkooleve të rënda.

Irani ka konfirmuar 20.610 raste të infektuar me koronavirus dhe 1.556 vdekje.