Çiftet që pinë alkool bashkë janë më të lumtur dhe jetojnë më gjatë, sipas studimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse po jetoni një romancë të rrëmujshme ndjenjash dhe emocionesh, mendoni të bëni diçka ndryshe bashkë si çift, të paktën sipas një studimi të fundit që thotë se pirja e alkoolit me partnerin/en bën që të jetoni më gjatë.

Studimi, i botuar në revistën “Gerontologist”, zbuloi se çiftet që pinë bashkë dhe që kanë zakone të ngjashme të pirjes kanë shanse të jetojnë më gjatë dhe të kenë një marrëdhënie më të shëndetshme.

Kira Birditt, autore kryesore e studimit, njëherësh pedagoge në “University of Michigan”, thotë se çiftet që kanë modele të ngjashme të pirjes kanë më pak konflikte martesore dhe marrëdhënie më të gjata. “Qëllimi i këtij studimi ishte të shikonim përdorimin e alkoolit te çiftet dhe ndikimet që kjo ka te vdekshmëria,” u shpreh studiuesja. Sondazhi nuk i pyeti njerëzit se çfarë lloj alkooli po pinin apo sa, por nëse kishin pirë me partnerin/en gjatë tre muajve të fundit.

“Ne zbuluam se çiftet që treguan se kishin pirë alkool në tre muajt e fundit, kishin tendencë të jetonin më gjatë se çiftet e tjera që ose nuk pinin ose kishin modele të ndryshme të pirjes,” tha Birditt.

Studiuesja paralajmëroi njerëzit se rezultatet e këtij studiim nuk duhet të shihen si një shtysë për të pirë më shumë. Shpesh, ajo që është e dobishme në aspektin e marrëdhënieve nuk është domosdoshmërisht e mirë për shëndetin. Ky studim nuk e vë theksin vetëm te pija si zakon, por edhe tek ajo që bëjnë çiftet teksa shijojnë një pije bashkë. Si është përditshmëria e tyre? A flasin kur pinë? Cilat janë temat që kanë më shumë vëmendje gjatë kohës që shijojnë një gotë etj.

Lexo edhe :  Arsyet që do të të bindin të ecësh pas vaktit të darkës

Studimi i Birditt anketoi më shumë se tre mijë çifte të martuara për 33 vjet, teksa zbuloi se partnerët që pinin bashkë ishin më të lumtur dhe jetonin më gjatë, në krahasim me ata partner që pinin vetëm apo me shokë/shoqe./E.Ç

Të fundit

Modelja 26-vjeçare humb jetën gjatë lojës erotike, i dashuri vret vetën disa orë më vonë

Një balerinë 26-vjeçare nga Britania ka humbur jetën gjatë disa lojërave seksuale që bëri me partnerin e saj. Sipas gjyqit...

Botox me banane: Trajtimi me zero para që thonë se ju rinon 10 vite

Botox, shiringa dhe një faturë e majme te dermatologu? Jo faleminderit. Për të pasur lëkurë të butë dhe të ushqyer, mjafton të hapni frigoriferin,...

Pas denoncimit në Rai3, zbarkon në SPAK sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë

Pas publikimit të dokumentarit nga Rai3 si i implikuar në paktin e emigrantëve në marrëveshjen Rama-Meloni, Engjëll Agaçi është paraqitur mëngjesin e sotëm në...

‘Mirror’: Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar me plazhet më të bukura në Evropë

Një vend dikur i ndaluar për turistët britanikë, tani i shndërruar në një nga pikat kryesore të udhëtimeve dhe i vlerësuar nga pushuesit falë...

Parashikimi i motit për fundjavën, si do të ndryshojnë temperaturat

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit përgjatë fundjavës në vendin tonë dhe në rajon. Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë...

Lajme të tjera

Web TV