Koronvirusi/Britanikët derdhen pabeve, s’pyesin për urdhrat e qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“The Sun”/Pas deklaratës së kryeministrit britanik Boris Xhonson, se të gjitha pabet dhe baret do të mbyllen për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, britanikët u derdhën mbrëmjen e djeshme në të gjitha pabet dhe baret e vendit, duke mos respektuar kështu thirrjen e bërë nga autoritetet.

Kryeministri bëri një njoftim të jashtëzakonshëm, kur tha se do të mbyllen të gjitha baret dhe restorantet, duke nxitur tek mijëra qytetarë të kapluar nga paniku të derdheshin rrugëve të qytetit për të blerë alkool.

Kinematë, qendrat e argëtimit dhe kafenetë, do të mbyllen në të gjithë Britaninë, në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar jetën e britanikëve, ndërsa numri i të vdekurve në Britaninë e Madhe ka shkuar në 177. Restorantet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura, ndërsa  supermarketet  do të mbeten të hapura.Gjatë konferencës së tij të përditshme për shtyp, kryeministri Boris Xhonson deklaroi:”Pak nga pak, ditë pas dite, sjellja, vetëpërmbajtja dhe sakrifica juaj, do ta vendosë vendin në një pozitë më të mirë dhe më të fortë, nga ku do të jemi në gjendje që të mbrojmë mijëra jetë, njerëz të të gjitha moshave, njerëz që nuk meritojnë të vdesin tani”.

“Ne do t’a mposhtim këtë sëmundje me një përpjekje të madhe kombëtare, për të ngadalësuar përhapjen duke zvogëluar kontaktin social. Këto janë vende ku njerëzit mblidhen, por tani për tani ne duhet t’i mbajmë njerëzit larg njëri-tjetrit”- u shpreh Xhonson për britanikët.

Një ditë përpara se këto masat të hyjnë në fuqi, britanikët u derdhën për herë të fundit nëpër pabe për të rrëkëllyer pijet e tyre të preferuara, përpara pabet dhe baret të mbyllen. Njoftimi për mbylljen e pabeve dhe bareve, bëri që raftet e supermarketeve me birra dhe verë të zbrazeshin shumë shpejt.

Lexo edhe :  Asnjë kafshë pa sigurim. SIGAL garanton mbrojtje për blegtorinë shqiptare (Video)

Qeveria britanike ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, çka i jep asaj të drejtën të bllokojë çdo veprimtari të organizuar apo “tubim” – duke filluar nga grumbullimet në pabe, baret dhe restorante. Kryeministri britanik, sqaroi se kjo situatë do të rishikohej muaj pas muaji./S.T/

Të fundit

Vajzat ‘VIP’ takime speciale në burgje/ Favoret që u bëhen bosëve të krimit, korrupsion!

Korrupsion i pastër i ka cilësuar avokatja Sonila Velo takimet e vajzave VIP në burgje me bosët e krimeve. E...

Shkrirje AKU-së? Ministrja Denaj: Të gjithë inspektorët do kalojnë në “filtër”

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit” komentoi aksionet qe kryhen në kuadër të përmirësimit të kushteve...

Hijet e skandalit të dopingut në kualifikueset e Botërorit, kombëtarja rrezikon shumë

Ekipi kombëtar i futbollit të Bolivisë është përfshirë në një skandal dopingu që mund t’i kushtojë deri në shtatë pikë në kualifikueset për Kupën...

Nga gazi te valuta e huaj: Cilat janë sanksionet e reja të ashpra të BE ndaj Moskës

Nga Elton Metaj Këshilli i Bashkimit Europian miratoi paketën e 18-të sanksioneve kundër Rusisë . Qëllimi i sanksioneve është ta bëjnë më të kushtueshme vazhdimin...

Përpjekje për të ndaluar luftën/ BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës

BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rënë dakord të ulin çmimin maksimal të naftës ruse, në një përpjekje për të kufizuar më tej aftësinë...

Lajme të tjera

Web TV