Rritja e frikshme e të prekurve me Covid-19, Basha: Duhen marrë urgjentisht 3 masa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa Shqipëria vendosi rekordin ditën e sotme me 13 raste të reja me koronavirus ka bërë thirrje për 3 masa që duhet të merren në mënyrë urgjente.

Përmes një postimi në “Facebook” kreu i PD-së shkruan se tre masat që duhen marrë janë: shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, plan masash për mënyrën e operimit të bizneseve të domosdoshme për qytetarëve dhe marrjen e masave për të garantuar kushtet jetike për qytetarët.

Më tej Basha tha se pa u bërë tepër vonë duhet vepruar dhe për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë.

Postimi i Lulzim Bashës:

Shifrat e të prekurve nga COVID 19 po rriten. Prandaj shtohet nevoja për të ndërmarrë një plan të detajuar masash për parandalimin e përhapjes së shpejtë të virusit. Pa u bërë tepër vonë duhet vepruar për ti dalë të keqes përpara.

Duhen marrë masa të menjëhershme:

Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Të mbyllen call centers, fasoneritë dhe sipërmarrjet e tjera me numër të madh punonjësish në një hapësirë të mbyllur që kanë probabilitet të lartë për të përhapur virusin.

Të hartohet një plan masash i detajuar dhe me afate të mirëpërcaktuara për mënyrën e operimit të bizneseve që janë të domosdoshme për jetën e qytetarëve.

Marrjen e masave të menjëhershme diktuar nga gjendja e jashtëzakonshme për të garantuar kushtet jetike për të gjithë qytetarët që për shkak të pamundësisë për të punuar nuk përballojnë nevojat e përditshme.

Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë të vështirë. Qytetarët duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi ndërsa qeveria duhet t’u japë siguri për të përballuar jetesën e tyre./Fjala.al/

Të fundit

Misteri: Avionët që dërgoi fshehurazi Kina në Iran, pas sulmeve të Izraelit

The Telegraph Një ditë pasi Izraeli sulmoi Iranin të premten, një aeroplan mallrash u nis nga Kina. Të nesërmen, një...

Shtyhet pretenca ndaj ish-kryebashkiakut Jorgo Goro, shkak kërkesa e prokurorit për…

htyhet pretenca për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro lidhur me procedimin e dytë penal ndaj tij për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të pronës shtetërore. Shkak...

Izraeli ka ndërmarrë një rrezik të guximshëm, por të llahtarshëm

The Economist Për tre dekada, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se kërcënimi më i madh i jashtëm për Izraelin është Irani. Dhe asnjë kërcënim...

Ngrihet “Lockheed F-117 Nighthawk”, avioni i parë i padukshëm nga radarët

18 qershor 1981 Në fund të viteve 1970, Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara po kërkonin mënyra për të depërtuar në mbrojtjen ajrore armike...

I ndërtuar brenda një mali/ Çfarë dihet për impiantin bërthamor të Iranit

Pesë tunele të gërmuara në një grup malesh, një strukturë e madhe mbështetëse dhe një perimetër i gjerë sigurie: Kjo është gjithçka që mund...

Lajme të tjera

Web TV