Sot dua të flas italisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Visar Zhiti

Itali e bukur, Itali e dashur. Ti, kënga e botës dhe goja e botës. Ti, kitara e botës dhe zemra e botës!

Te dua shume! Ndjej dhimbje dhe vuaj me Ty.

Më lër të flas si i dehur për Ty, plot me Ty … edhe pse nga larg. Unë e shoh hartën tënde në lajme, duket si çizme elegante e një balerine… vallja jote, me krahët e engjëjve dhe dëshirat e fëmijëve. Ndërsa sot trupi yt, Itali, më duket si trupi i Krishtit në kryq, i përkulur me dhimbje.

Italia do të ngrihet përsëri, do të bëhet më e bukur. Italia jemi ne, e gjithë bota …

Nëse shikojmë horizontin nga perëndimi i diellit, pas Italisë fillon Lindja. Dhe nëse shikojmë në horizontin ku fillon lindja e diellit – nga Shqipëria ime për shembull – me Italinë nis Perëndimi. “In medio stat virtus”.

Pa Italinë nuk ka Evropë, nuk ka Amerikë, nuk ka botë, nuk ka kulturë njerëzimi. Me Danten rizbuluam Parajsën e dashurisë, me Danten kemi njohur Ferrin e mëkateve.

Italia na ka dhuruar shpikje madhështore të Leonardo-s, misterin e buzëqeshjes së Mona Lizës. Italia na ka dhënë qiellin e Michelangelo-s, mëshirën hyjnore, pavdekësinë e njeriut. Italia shpiku guximin, dashurinë, dialogun mes njerëzve, midis popujve, midis së kaluarës dhe të ardhmes … na dha që radio që të jemi bashkë …

Italia, zemra e botës, ne jemi me Ty, siç ke qenë Ti gjithmonë me ne, me botën. Je qytetërimi antik, je Rilindja e re, je poezi, je dashuria e Zotit, kënga më e bukur në botë! Je dhimbja jonë, je shpresa jonë! Unë nuk mund të të shoh të mbyllur, nuk mund të të shoh të trishtuar. Hape dritaren, vendose diellin në sytë e Tu dhe na shiko në sy. Njeriu shpëtohet me ty. Kurajo! Durim. Solidaritet. Kurajo.

Lexo edhe :  Financat publike, pagat e magjistratëve dhe qytete që vdesin

Në zemër të Romës, të Italisë, ndodhet Selia e Shenjtë. Le të lutemi së bashku me Papa Françeskun. Zoti do të na dëgjojë … Ne jemi dashuria e Tij. Po lutem edhe me zërin e Shën Terezës së Kalkutës, të djalit tim që ishte student në Universitetin Katolik të Zemrës së Shenjtë të Milanos, me ëndrrën e tij …

Italia është dashuria e Zotit dhe dashuria jonë.

Italia është çdo italian, jemi të gjithë, ne jemi Italia dhe Italia është bota. Harta e Italisë i ngjan një krahu që mbron jetën.

Hape pëllëmbën e dorës Tënde, Itali, hidh yje mbi botë si farat e grurit dhe mbill shpresë …

VISAR ZHITI

Të fundit

Marrëveshjet për emigrantët, çfarë përfiton Kosova?

Cepi juglindor i Evropës, përfshirë Kosovën, po shndërrohet në terrenin ku shtetet më të fuqishme përpiqen të zhvendosin një...

Ylli i Milanit nuk i përgjigjet ftesës së kombëtares, probleme direkte me trajnerin

Ka patur përplasje midis sulmuesit të Milanit, Christian Pulisic, dhe trajnerit të SHBA, Mauricio Pochettino. Vendimi i lojtarit të Milanit për të mos iu...

Mbytet një 22-vjeçar në ujrat e lumit Mat pranë Shkopetit

Një i ri 22-vjeçar është mbytur gjatë ditës së sotme në ujrat e lumit Mat, pranë zonës së Shkopetit në zonën e Lezhës. Sipas...

Viktimat e luftës, Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1.200 të vrarëve

Rusia i ka kthyer edhe 1.200 trupa për të cilët thotë se i përkasin qytetarëve ukrainas të vrarë në luftë, thanë autoritetet ukrainase të...

36 ditë vrap për të prekur tokën shqiptare! Emigranti shqiptar: Ia dedikoj babait

Seb Ponari, shqiptari i cili prej vitesh jeton dhe punon në tokën angleze, arriti që të bënte realitet sfidën e tij të “çmendur”! Këtë...

Lajme të tjera

Web TV