Videoja e dhunës në Spanjë/ Rama: Ndjesë për gabimin, por mesazhi i saj nuk ndryshon

Kryeministri Rama kërkoi falje për videon e publikuar ditën e djeshme për të cilën ai kishte shkruar se ishte në Spanjë, por që rezultoi se ishte në Algjeri. Rama pranoi se kishte rënë pre e qytetarit dixhital, por ai shprehet se qëllimi i videos nuk ndryshon. Ai shpjegoi se duke filluar që nesër forcat e rendit nuk do të tolerojnë askënd, grumbullimet e parregullta, rradhët apo dhe xhirot.

“Dje postova një video që gabimisht një mik nga Italia më tha që ishte nga Spanja, doli që ishte nga Algjeria, u hodhën përpjetë ata që i njihni të gjithë, nuk dua të merrem me ta, se vesi i tyre do dalë bashëm me shprtin, s’ka gjë që ju bën derman atyre. Ju kërkova ndjesë, rëndësi ka të mos e bësh qëllimisht. Më falni, rashë edhe uën pre e qytetarit dixhital, ishte krej e pafajshme në këtë mori ngarkesash, por ama qëllimi i positimt të saj nuk ndryshon. Që nesër forcat tona të rendit nuk do tolerojnë askënd, grumbiullimet e parregullta, radhët e gjatë dhe xhirot në rrugë janë tëa paligjsheme, janë të patoleruesheme”,- tha ai.