Covid-19/ Tri ngjarjet e ditës, kampioni nuk i dorëzohet vdekjes!  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Dita e sotme, deri në këto orë, ka rezervuar tri ngjarje të ndryshme! Pavarësisht thirrjeve të shumta dhë të rënda që rezervohen nga një mori kompetentësh që virusi do ta kthejë Shqipërinë si Italinë, në fakt të tri rastet që u raportuan sot tregojnë të kundërtën! Rasti i vdekjes së burrit nga Kuçova, i vdekjes së 50-vjeçarit nga Tirana dhe mbajtja ende në jetë e ish-trajnerit të boksit, treguan se ende në vendin tonë ka shpresë jo vetëm prej fatit po edhe prej mjekëve.

Duke iu referuar të dhënave që vijnë nga familja e F. Mehmetit, burrit 71-vjeçar nga Kuçova, baba i tre djemve, mësohet se ai prej shumë e shumë kohësh vuante nga një sërë sëmundjesh të rënda, por ajo që ka qenë edhe më e ndërlikuara ka të bëjë me kancerin e mushkërive. Por burri është shtruar me komplikacione që prej 10 ditësh edhe në spitalin Shefqet Ndroqi në Sauk dhe më pas është transferuar në Spitalin Infektiv, pasi aty pas tri ditëve ka shfaqur komplikacione që mjekët e kanë lidhur me COVID-19.

Referuar të dhënave spitalore mësohet se në fakt në familjen e tij nuk rezulton asnjë i infektuar, as nga pjesa tjetër e familjes, pra vëllezër, apo njerëz të afërt. Ndonëse varrimi i burrit është bërë nën masa të rrepta policie dhe me praninë vetëm të të shoqes, H., të dhënat flasin se rasti i 71-vjeçarit është një nga ato raste kur viktima ka patur një mori sëmundjesh të mëparshme.

Vdekja e ish-punonjësit të Ministrisë së Brendshme!

F.Hasa u konsiderua viktimë e infektimit nga COVID-19! Madje edhe kryeministri teksa doli e lëshoi deklaratën për izolimin me çdo kusht se po shtohen viktimat, e numëroi Hasën si viktimën e këtij virusi. Në fakt burri 50-vjeçar, nga Tirana, baba i dy fëmijëve humbi jetën nga një tjetër sëmundje dhe që s`kishte fare me çështjen e coronavirusit.

Lexo edhe :  Kush duhet të jetë lideri i ri i opozitës shqiptare?

Në momentin kur u tha se Hasa, ish-punonjës prej disa vitesh në Ministrinë e Brendshme, ishte kthyer nga Bergamo para disa ditësh, u mësua se në fakt ai kishte qenë në Greqi dhe madje edhe të dhënat më të fundit mjekësore ishin lëshuar nga spital grek. Më vonë bashkëshortja e të ndjerit doli dhe nxori diagnozën e babait të dy fëmijëve të saj duke treguar se Hasa vuante nga tjetër problem shëndetësor që edhe i mori jetën.

Mbajtja në jetë e kampionit të boksit

Skënder Kurti është ish-trajnuesi i kombëtares sonë të boksit që prapë u listua si personi i pestë që humbi jetën. Në fakt tmerri i rasteve të panumërta në Itali ka bërë që edhe shqiptarët të përjetojnë ankth dhe gjithçka ta lidhin me këtë virus të panjohur dhe të pakuptueshëm se nga vjen dhe çfarë e shkakton. Për pasojë gjendja e komplikuar e Kurtit bëri që menjëherë stafi mjekësor të dorëzohej.

Por më pas u ndërhy dhe sipas të dhënave ai dha shenja jete e për pasojë u detyrua vetë Pëllumb Piperaj të dilte dhe të përgënjeshtronte lajmin për burrin 61 vjeç, i cili vazhdohet të mbahet në jetë nga stafi i Infektivit, duke dhënë shpresë se do ia dalë. Kurti ka qenë edhe kampion në boks me Tiranën, e pse të mos jetë edhe njëherë tjetër kampion me jetën, për të mposhtur këtë virus vdekjeprurës.

 

 

Të fundit

EMRAT/ Kush janë 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit! PS mori 83 mandate, PD 50

Zgjedhjet e 11 majit 2025 prodhuan 140 deputetë të rinj dhe të vjetër që do të futen në Parlamentin...

“Kupola e artë”, Trump po projekton armën e “shekullit”

Pentagoni i ka paraqitur Shtëpisë së Bardhë disa opsione për zhvillimin e “Kupolës së Artë”. Ky është vizioni i Presidentit Donald Trump për një...

Vranë shqiptarin 17 vjet më parë në Greqi, prokuroria e Korçës çon në gjyq dy autorët

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy autorët e vrasjes së shqiptarit Arjan Xhambazi 17 vjet më parë në...

“Kuvendi do të vazhdojë mbështetjen!”- Spiropali: Të forcohet mbikëqyrja parlamentare…

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në fjalën e saj me rastin e 100-vjetorit të krijimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, theksoi...

Zjarr në burgun e Korfuzit/ Të burgosurit shqiptarë dhe gjeorgjianë protestojnë pas…

Një revoltë e papritur ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në burgun e Korfuzit, ku disa të burgosur shqiptarë dhe gjeorgjianë kanë refuzuar të kthehen...

Lajme të tjera

Web TV