Kodonjo, nga vatra e epidemisë në Evropë, në zero raste ditët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Anna Buj “L’Avangua”

Vetëm një muaj më pare, Kodonjo ishte kthyer në një qytet fantazmë. Në sheshin para kishës, të duheshin 20 minuta që të hasje ndonjë person në rrugë. Të gjitha bizneset ishin mbyllur, madje edhe farmaciatë.

Tridhjetë ditë pasi ishte bërë vatra e epidemisë së koronavirusit në Evropë, sot nuk është vetëm Kodonjo, por edhe qytetet e saj fqinje që bëjnë përshtypje me rrugët e tyre të shkretuara.

Virusi është përhapur në mbi gjysmën e botës. “Për 3 javë me radhë, ne kemi dëgjuar vetëm sirenat e ambulancave. Çdo ditë afishohej në mur fotoja e dikujt që kishte vdekur, dhe që ne

e njihnim” – thotë Daniela Akadia, gazetare që jeton në Kazalpusterlengo, qytet afër Kodonjos, që gjithashtu ishte një nga 11 komunat e para të futura në karantinë në Itali.

Të tilla kishte 10 në provincën e Lodit, 60 kilometra në jug të Milanos dhe Vo në Veneto. Akadia i referohet njoftimeve të funeraleve, që në fshatrat italianë vendosen nëpër mure me portretin e të ndjerit. Gjatë këtyre ditëve, kanë vdekur të paktën 130 njerëz.

Është një gjeneratë e humbur. Kryebashkiaku i Kodonjos, Françesko Paserini, ishte ndër ligjvënësit e parë që u kërkoi bashkëqytetarëve të tij të rrinin në shtëpi. Të premten e javës së shkuar, ai nuk mundi të flinte për asnjë çast, ndërsa të shtunën pushoi vetëm 2 orë.

Udhëtimet janë të ndaluara në të gjithë Italinë. Zëri i tij duket i lodhur. “Është çdo ditë një buletin lufte. Hera e fundit që ka pasur një vdekshmëri kaq të lartë, ishte gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Dhe nuk është vetëm një dramë njerëzore, por edhe ekonomike. Vetëm në 15 ditët e para, humbëm 100 milion euro në këtë qytet me 15 mijë banorë”- thekson ai.

Izolimin, që sot po e vuan e gjithë Italia, banorët e Kodonjos e kanë përjetuar ndryshe. Por ata bien dakord për një gjë:u duket e pabesueshme që ka kaluar vetëm një muaj nga ajo e premte e 21 shkurtit, kur i ashtuquajturi pacient zero, Matia, rezultoi i pari italian pozitiv me koronavirus, që kishte udhëtuar në Kinë.

“Në fillim na paragjykuan, na thanë se e kishim ekzagjeruar me masat për të mbyllur gjithçka. Ata duhet të kishin marrë shembull nga ne”- thotë studenti Xhanluka Fugaca. Ai ka një muaj që nuk ka e takuar të dashurën dhe miqtë e tij, dhe po përfiton nga kjo situatë për të mbrojtur tezën e tij të diplomës.

“Pacienti Zero”, kishte ditë me temperature. Ai shkoi në spital disa herë, por ata e dërgonin gjithmonë në shtëpi. Derisa një anesteziste në spitalin e Kodonjos, Analiza Malara, nuhati diçka me intuitën e saj. Matia, 38-vjeç, punonte në selinë lokale të “Unilever” në një qytet tjetër.

Ishte një atlet shumë aktiv, dhe bashkë me bashkëshorten e tij po prisnin fëmijën e tyre të pare. E shoqja rezultoi më vonë pozitive në testin e koronavirusit.

“Intuita nuk përjashtonte asgjë”-shpjegoi Malara për mediat italiane. Matia u paraqit në qendrën spitalore me pneumoni të butë, por rezistente ndaj çdo terapie. Lajmi i mirë është se gati pas një muaji i mbyllur në reanimacion, me probleme serioze të frymëmarrjes,  këtë javë ai arriti më në fund të dalë nga kujdesi intensive, dhe tashmë është i shëruar.

“Atë të premte ishim të shokuar”- kujton Akadia, që bashkëpunon me gazetën “Il Fatto Quotidiano” . “Ai ishte bashkëmoshatar i yni. Nuk ishim shumë të afërt me njëri-tjetrin, por frekuentonim të njëjtat vende. Dhe papritmas, në vetëm 24 orë, shumë njerëz në rrethin tonë shoqëror u infektuan”- shprehet ajo.

“Për tre javë kemi dëgjuar sirenat e ambulancave, ditë pas dite”- thotë një gazetar vendas. Një muaj pas shpërthimit të epidemisë, Kodonjo po jep shenja të një përmirësimi të lehtë. Banorët nuk pretendojnë se gjërat janë kthyer në normalitet, por shprehen se izolimi duket se funksionon.

Nëse në fillim, kishte çdo ditë rreth 40 të infektuar, ditët e fundit shifrat janë reduktuar, thotë kryebashkiaku Paserini. Kulmi i epidemisë në zonën e parë të kuqe ndodhi në fillim të këtij muaji, pas më shumë se një jave në izolim.

Situata mbetet kritike. Në spitalin e Kodonjos, mjekët janë aq të zënë, sa nuk kanë kohë t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve. Kiara Lepora, koordinatorja e “Mjekëve pa Kufij” në qytet, ka mbledhur një ekip nga organizata për të ndihmuar sistemin shëndetësor publik dhe privat italian, siç janë shtëpite e të moshuarëve, midis Lodit dhe Kodonjos.

“Nuk e kisha imagjinuar asnjëherë, se do të ndihmoja një sistem shëndetësor që funksionon shumë mire. Por kjo vjen nga fakti, se asnjë sistem shëndetësor në asnjë vend të botës, nuk është i gatshëm të përballet me një epidemi të tillë”- thotë ajo.

Lexo edhe :  Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet në vendin e 8-të, triumfon Austria

Ata janë mjekë ekspertë me përvojë në vendet afrikane. Kur mbërritën rreth 10 ditë më pare, gjetën një situatë të zymtë:në spitale nuk kishte mbetur asnjë shtrat i lirë, ilaçet po mbaronin, dhe personeli i mbetur shëndetësor ishte i rraskapitur, pasi numri i të prekurve po dyfishohej.

Në Kodonjo, në fillim rastet e para u paraqitën nëpër disa urgjenca spitalesh, që tashmë janë mbyllur. Përpara se Matia të rezultonte pozitiv ndaj koronavirusit, ishin infektuar 5 mjekë. Xhorxho Fugaca, babai i Xhanlukas, që vetë është mjek në pension, tregon se të paktën 3 nga kolegët e tij që punonin si mjekë familje kanë vdekur.

Më e keqja, është se kjo sëmundje u bë e njohur ne Evropë përmes Kodonjos. Ata që janë të sëmurë rëndë janë të destinuar të vdesin vetëm, pasi të afërmit e tyre nuk mund të shkojnë t’i vizitojnë, pasi rrezikojnë të infektohen.

“Ishtë një peshë e madhe. Stafi mundohet të përdorë të gjithë mënyrat e mundshme, për t’i lidhur ato me familjen me anë të telefonit apo Skype, për sa kohë që janë ende të vetëdijshëm”- thotë dr.Lepora.

Por në momente të tilla, as infermierët nuk mund t`u afrohen:”Askush nuk mund t’i afrohet askujt”. Gjithashtu, as funeralet nuk lejohen, dhe trupat e të vdekurve duhet të shkojnë direkt në varreza ose krematorium. Në disa vende, siç është Bergamo, nuk ka më vende ​​as në varreza.

Dje kishte sërish karvane me makina funeralesh dhe kamionë të ushtarisë të mbushur me arkivole, që shkonin në drejtim të varrezave.

Të humbasësh njerëzit e dashur në këto ditë të vështira, është një gjë shumë e rëndë.  Gjyshja e Akadias vdiq gjatë këtyre ditëve. Ajo ishte shumë e moshuar, dhe vdiq nga shkaqe natyrore në Pulia. Por as Akadia, as nëna dhe hallat e saj, nuk mundën të dilnin nga zona e kuqe për të shkuar në funeral. Dhimbja e zisë, është e madhe.

Gjatë kësaj kohe Kodonjo është izoluar. Një qytet i vogël i panjohur në Itali, po shfaqet papritmas në të gjitha gazetat e Evropës si “zona zero” e pandemisë në BE. Kjo ka shërbyer ndërkohë edhe për të treguar anën më të mirë të qytetarisë.

Disa njerëz kanë mbledhur një koleksion tabletësh dhe pajisje kompjuterike, në mënyrë që të moshuarit e izoluar të mund të flasin me të dashurit e tyre apo me psikologët, të cilët ofrojnë terapi falas përmes video-telefonatave.

Madje është hapur një radio, “Radio Zona e Kuqe”, duke e shndërruar radiostacionin e kishës së qytetit në një mjet informacioni praktik për qytetarët e saj.

Prezantuesi Fabio Bergamas, kishte idenë të realizonte 2 transmetime ditore për të treguar se kur ishin të hapura supermarketet, si të raportoheshin rastet që kishin nevojë për ndihmë, apo të degjoheshin  nevojat e qytetarëve, siç ishte rasti i një të moshuari që nuk kishte termometër në shtëpi.

Kodonjo dhe qytetet e tjera të izoluara, ndalën së qeni “murtaja” e Italisë vetëm 2 javë më parë, kur u hoqën kontrollet në periferi të qyteteve. Autoritetet nisën të vendosin pikat e mbikëqyrjes të dielën e parë pas përhapjes së infeksionit, dhe imazhet e tyre pasuan njëra-tjetrën.

Kishte familjarë, që të shqetësuar për të burgosurit, shkuan në këto pika të reja të kontrollit të brendshëm. Ata lanë aty pako, më së shumti me duhan apo gazeta – ditët e para, pikat e shitjes së cigareve dhe kioskat ishin mbyllur – më pas policia ua kaloi pakot familjarëev të tyre që prisnin nga ana tjetër.

Kur pikat e kontrollit u hoqën, pasi e gjithë Lombardia qëndroi e izoluar, shumë njerëz u gëzuan nga pamja e re që u ofrohej. Më të gëzuar, ishin ata që kishin familjarë nëpër spitalet e tjera, dhe që nuk kishin pasur mundësi të dilnin, apo punëtorët e fabrikave aty pranë, që ishin trembur se mos e humbnin punën e tyre.

Një pjesë, nuk e panë me sy të mirë këtë ndryshim. “Pata frikë, se sakrificat që bëmë në fillim nuk do të kishin më vlerë, nga frika se mos riktheheshim në gjendjen fillestare. Nuk ishte aspak një çlirim”-shprehet kryebashkiaku. Tani nuk ka kufij për të ndaluar virusin:e gjithë Italia vazhdon të gjendet në “zonën zero”. Dje kishte thuajse 800 vdekje në një ditë, dhe infektimet në vend vazhdojnë të shtohen.

Përgatiti: Silvana Tresa – Fjala.al

Të fundit

Sherre mes tifozëve të Tottenham dhe United, anglezët “kthejnë përmbys” Bilbaon

Mediat spanjolle kanë kritikuar ashpër tifozët e Manchester United dhe Tottenham për shkak se janë “të vështirë për t’u...

Biznesi i Donald Trump ndërton një klub golfi me vlerë 1.5 miliardë dollarë në Vietnam!

Kryeministri i Vietnami Pham Minh Chinh dhe djali i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Eric Trump, zhvilluan të mërkurën (21 maj) ceremoninë e hapjes...

Nuk arriti të marrë mandat, Braimllari: Gara në listën e hapur të PS ishte e fortë!

Kandidati i Partisë Socialiste, Endrit Braimllari, foli sot në studion e Neës 24 për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Screenshot_23Ndonëse nuk arrit të fitojë mandatin...

Shëndeti mendor i adoleshentëve në rrezik, Shkencëtarët ngrenë alarmin: Deri në 2030…

Shkencëtarët kanë ngritur alarmin për shëndetin mendor dhe obezitetin që po kërcënon adoleshentët në kohët e sotme. Një studim i botuar në revistën “The Lancet”...

“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt

Dashamir Shehi, i ftuar në studion e “Ditarit” në A2 CNN, shpjegoi më gjerësisht pse dha dorëheqjen nga kryetar i koalicionit “Djathtas për zhvillim”. “Dhashë...

Lajme të tjera

Web TV