Koronavirusi mund të shkaktojë 1 trilion dollarë dëme në turizmin botëror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas kreut të Institutit të Forumit Botëror të Turizmit, Bulut Bagcı, industria globale e turizmit ka prirjen të pësojë humbje prej 1 trilion dollarë nga koronavirusi.

Bagcı thekson shpejtësinë e përhapjes së koronavirusit të ri në sektorin e turizmit dhe thotë se 50 milionë njerëz që punojnë në këtë sektor mund të humbasin punën e tyre.

”Tregu global i turizmit ka të ardhura mesatare vjetore prej 1.7 trilion dollarë, ndërsa për shkak të shpërthimit të koronavirusit humbjet ekonomike tashmë kanë arritur në 600 milionë dollarë.

“Ne besojmë se humbja do të arrijë të paktën 1 trilion dollarë deri në fund të vitit”, shprehet Bagcı.

Siç thekson ai, rreth 70 % e sektorit të udhëtimeve është ndërprerë dhe efektet e koronavirusit në këtë sektor janë në rritje.

Duke theksuar rëndësinë e çështjes, Bagcı thotë se me sektorët që lidhen me turizmin humbjet totale ekonomike mund të shkojnë deri në 5 trilionë dollarë.

Koronavirusi, i cili dhjetorin e kaluar për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës, është përhapur në të paktën 166 vende dhe rajone në mbarë botën, ndërsa raportet e rasteve të konfirmuara, bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins në Maryland, kanë arritur në 275 mijë.

Të fundit

Reja ‘monstruoze’ në plazh që u bë virale/ Çfarë është fenomeni i reve rrotulluese?

Një pamje e rrallë e një reje të ngjashme me cunami në Portugali të dielën, i la disa pushues të habitur. Siç shihet...

Beteja e Dorylaeum: një princ norman thyen selxhukët në emër të Kryqëzatës së Parë

1 Korrik 1097 Në vapën e fillimkorrikut të vitit 1097, në fushat afër qytetit të Dorylaeumit në Anadoll (në Turqinë e sotme), ushtritë e Kryqëzatës...

“I vetmi narkoshtet në Evropë”/ Berisha ‘nxin’ Shqipërinë në Asamblenë e OSBE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë. Në krye të...

Kurti i vendosur, nis ndërtimi i dy urave te reja krah Urës së Ibrit

Tё martёn ka nisur ndёrtimi i dy urave tё reja paralel me atё aktualen mbi lumin Ibёr qё do lidhё Jugun dhe Veriun e...

Gjermania ‘përvëlohet’nga vala e të nxehtit, temperaturat pritet të përkeqësohen

Gjermania po përjeton ditën e saj më të nxehtë të vitit deri më tani sot, me temperatura që arrijnë deri në 38 gradë Celsius...

Lajme të tjera

Web TV