Koronavirusi/Shkon në 860 numri i viktimave në Francë, 20 mijë të infektuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca është një nga vendet që është goditur rëndë nga koronavirusi. Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 186 viktima të prekur nga Covid-19, ndërsa numri total i tyre shkon në 860.

Ndërkaq, në një konferencë për shtyp, Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, është shprehur se numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 19,856.

Sipas tij, 2,082 janë në gjendje të rëndë dhe se kanë nevojë për kujdes intensiv.

Koronavirusi ka vrarë deri më tani më shumë se 14 mijë njerëz, ku një nga vendet më të goditura është Italia me 6 mijë viktima duke ia kaluar edhe Kinës prej nga rrodhi që në muajin nëntor koronavirusi.

Të fundit

Skandal në Serbi, qeveria shndërron universitetin në kazermë policore

Një tjetër akt autoritar i regjimit të Aleksandër Vuçiçit ka ndezur zemërimin e studentëve dhe qytetarëve në Novi Sad....

Policia e Shtetit hap aplikimet për 402 funksione në Patrullën e Përgjithshme

Policia e Shtetit ka hapur aplikimet për 402 funksione në Patrullën e Përgjithshme. Aplikimet janë të hapura nga 1 deri në 21 shtator 2025 pranë drejtorive vendore...

1 Shtator 1923 – Tërmeti i madh i Kanto-s, 150 mijë jetë të humbura nën rrënoja

Më 1 shtator 1923, në orën 11:58 paradite sipas kohës lokale, ra një tërmet me magnitudë 8.3 të shkallës Rihter në rajonin Kanto të...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 1 shtator 2025, dollari amerikan blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro blihet me 97 lekë dhe shitet 98.2 lekë. Franga...

Sa do rritet detyrimi për taksën e ndërtesës. pishinat, pistat për gara e fusha futbolli

Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë së Financave, pritet të sjellë automatikisht rritjen e detyrimit për të...

Lajme të tjera

Web TV