Koronavirusi/ “Unë po ju shikoj” mesazhi i Robert De Niro për të qëndruar në shtëpi

Kur i gjithë planeti është nën ethet e koronavirusit, mesazhet e VIP-ave dhe njerëzve të njohur janë shumë domethënës.

Ylli i Hollywood Robert De Niro, i cili pak kohë më parë pranoj se ishte me origjinë shqiptare, ka bërë një video të shkurtër ku jep një mesazh të fortë për të gjithë ndjekësit e tij.


Aktori i nxit njerëzit të qëndrojnë në shtëpi gjatë shpërthimit të koronavirusit, duke thënë se duhet të ndalojmë përhapjen e COVID-19, “dhe këtë mund ta bëjmë vetëm së bashku.

Në fund të videos ai bën dhe një paralajmërim.  Robert De Niro thotë më shaka se po na vëzhgon të gjithëve. Fjala.al