Mjeku shqiptar tregon nëse do të zhduket koronavirusi me ngrohjen e motit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i njohur infeksionist Arjan Harxhi ka treguar nëse koronavirusi do të zhduket nga ngrohja e motit. Sipas tij, asgjë nuk është e garantuar dhe Shqipëria duhet të përgatitet për të gjitha skenarët.

Megjithatë, sipas Harxhit, mund të merret si shembull virusi i gripit sezonal por të gjitha janë hamendësime dhe duhet të përgatitemi për të gjithë skenarët.

“Paralelja bëhet me virusin e gripit që është sezonal, dimë dhe modelin e SARS COV 1. Edhe pse ai mbeti një shpërthim epidemik i kufizuar, mbetet pikëpyetje se ku u zhduk. Ne i bëjmë këto lloj paralelesh por të gjitha janë hamendësime. Duhet të përgatitemi për të gjitha llojet e skenarëve. Problemi është të mos kapitullojë sistemi, qoftë shëndetësor qoftë ai në përgjithësi. këtu do hyjnë në lojë pastaj ekspertë të tjerë”, tha Harxhi për News 24.Po kështu dhe Harxhi deklaroi se rastet më të buta të pneumonive mund të kalojnë në shtëpi.

“Në spital shtrohen ata që kanë nevojë. Ai 20% i pacientëve që kanë pneumoni dhe që kanë nevojë për mjekim suportiv që është oksigjeno terapia. Rastet e tjera mund ta kalojnë në shtëpi. Rastet e lehta, të buta, mund të kalohen në shtëpi. Nuk kanë nevojë për terapi në spital”, tha Harxhi.

Mesazhit të një nëne për djalin e saj që thoshte se ishte me temperaturë dhe kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin por kishin kaluar dy javë, mjeku Harxhi iu përgjigj se “pas dyjavësh e ka kaluar periudhën e rrezikshme që mund të bëjë pneumoni të rënda”.

Të fundit

Veliaj për prokurorin… Perversi më pyeste për fustanet e Ajolës

Kreu I Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka resguar për herë të dytë nga qelia e burgut, duke ngritur akuza...

Rama: SPAK ka dalë nga shinat, Veliaj nuk do të shkarkohet

Në një prononcim për BIRN, kryeministri Edi Rama tha se nuk do ta shkarkojë nga detyra kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj -...

Nuk ka më paqe, SPAK-u “nën akuzë” nga Qeveria

Arrestimi i Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, masës “arrest shtëpie” për bashkëshorten dhe masës ndaj 6 biznesmenëve kanë sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama,...

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj ditën e sotme

Dashi Tani është koha për të eksploruar idetë dhe dëshirat tuaja krijuese. Sigurohuni që jeni në një pozicion që ju lejon të zgjeroheni dhe të...

Lajme të tjera

Web TV