Rama e thotë nëpërmjet mjekes amerikane, Shqipëria pa rezerva për pandeminë e COVID-19

Kryeministri Edi Rama nuk e ka pranuar asnjëherë publikisht se Shqipëria është në vështirësi për të përballuar një shpërthim të raste të infektimit me COVID-19, por ka zgjedhur një mënyrë tjetër që këtë t’ua bëjë të qartë shqiptarëve.

Ai ka publikuar në profilin e tij në “Facebook” videon e një doktoreshe amerikane, Emily Landon, e cila u bën me dije shtetasve të SHBA-së se vendi tyre nuk ka rezerva të mjaftueshme për t’u përballur me këtë pandemi.

“Kjo video është videoja më e shikuar mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Rama.

Në të vërtetë shqiptarët duhet ta shohin masivisht këtë video të shpërndarë nga kryeministri. Nëse fuqia e botës, SHBA, nuk ka rezerva për t’u përballur me këtë virus dhe qytetarëve u kërkohet të izolohen, atëherë masat në vendin më të varfër, më të korruptuar dhe më pak transparentin në Evropë duhet të jenë 10 herë më të mëdha, për të shmangur tragjedinë.