Rama: Në këtë luftë jemi vetëm. Koronavirusi më keq se tërmeti  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se në luftën ndaj koronavirusit Shqipëria është vetëm pasi vendet e tjera janë duke u kujdesur për qytetarët e tyre.

Sipas tij, kjo është një situatë shumë herë më e rëndë se ajo në rastin e tërmetit.

Kreu i qeverisë, Rama shpjegoi në një intervistë për AbcNews, se Shqipëria nuk mund të ndihmohet as nga shtetet e tjera si në rastin e tërmetit, aq më tepër kur ato vetë janë në një situatë emergjente ndaj koroanvirusi ashtu si vendi ynë.

Sa i përket shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore të kërkuar edhe nga opozita Rama tha se Shqipëria aktualisht në këtë situatë ndodhet dhe se ai do ta shpallë këtë gjendje pasi është thjesht një akt formal qeveritar.

Në këtë luftë ne kemi veten dhe askënd tjetër. Të tjerët nuk kanë hallin tonë. Ne jemi në luftë dhe është një luftë e hatashme në vështirësinë e vet. Është një luftë që fiton ai që nuk lëviz kot rrugëve. Fiton ai që rri brenda shtëpisë. Nuk po i kërkohet askujt që të dalë të marrë malet. Kur të dalë në rrugë të dalë për gjërat e domosdoshme, për të bërë pazar dhe për të blerë medikamente. Kjo është lufta jonë. Nuk na kërkohen armatime të fjalës së fundit, por gjithsecili të sillet si ushtar në këtë luftë”, u shpreh Rama.

Është më e rëndë kjo situatë apo ajo e tërmetit?

Janë dy gjëra komplet të ndryshme. Padyshim që është kjo. Këtu është secili për vete dhe Zoti për të gjithë. Ne jemi të vetëm në këtë luftë. Nuk po duket asnjë aleancë e madhe në front për të na ndihmuar.

Lexo edhe :  Qeveria merr vendimin, 15 dhe 16 maji do të jenë ditë pushimi për këto institucione

Pse nuk shpallni gjendjen e emergjencës së fatkeqësisë së emergjencës natyrore?

Kjo është habi e madhe sa herë bëhet kjo pyetje. Kjo situatë na ka gjetur në një situatë emergjence fatkeqësie. Në të gjithë territorin po bëjmë atë që do bënim në një gjendje fatkeqësie. Ky është një akt formal që do ta bëjmë por që nuk ndryshon asgjë.

A keni një afat apo një situatë që mund të ndryshojë për ta shpallur gjendjen e fatkeqësoisësisë?

Kur ta bëjmë do ta them. Është një akt formal.

A janë call-center dhe fasonët rrezik për përhapjen ?

Ato janë hallkat e rëndësishme të zinxhirit ekonomik. Nëse respektohen rregullat, nuk mund të ketë përhapje. Nëse nuk ka kontakte fizike. Nëse nuk preken sytë, goja dhe hunda ndërsa punojnë me ato materiale, dhe duart lahen atëherë nuk mund të preken nga koronavirusi.

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV