Rasti i parë i koronavirusit në fasoneri? Denoncimi publik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punonjëset e një fasonerie në Shqipëri dyshohet se janë prekur nga koronavirusi. Denoncimi bëhet nga Organizata Politike, e cila bën me dije se rasti i parë u shfaq më 20 mars, por drejtuesit e fasonerisë nuk pranuan të mbyllnin aktivitetin. Vetëm dy ditë më pas, kur 10 gra nuk u shfaqën në punë, fasoneria mori vendimin për t’u mbyllur me dy javë.

Pak ditë më parë u denoncua edhe një rast infektimi në një call center, por autoritetet përgjegjëse nuk kanë reaguar për të konfirmuar ose mohuar rastin.

Reagimi i Organizatës Politike për fasonerinë

Është konfirmuar rasti i parë i një punëtoreje 38-vjeçare të infektuar me virusin Covid-19 në fasonerinë ProDyn. Siç na bëjnë të ditur punëtorë të kësaj fabrike, rasti është evidentuar që tre ditë para, më 20 mars, por fabrika ka vazhduar punën normalisht me gjithë shqetësimin e shprehur nga punëtorët për përhapje të infeksionit. Vetëm tre ditë më pas, pasi 10 punëtorë të tjerë shfaqën simptomat e virusit dhe nuk u paraqitën në punë, pronarët vendosën të pezullojnë punën për dy javë.

Organizata Politike denoncon papërgjegjshmërinë kriminale që po tregon qeveria e Edi Ramës ndaj punëtorëve dhe qytetarëve të këtij vendi, duke lejuar vazhdimin e punës nëpër fabrika ku punojnë së bashku me qindra punëtorë.

Mbyllni fasoneritë!

Jetët e punëtorëve vlejnë më shumë se fitimet e oligarkëve!

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV