Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Lë punëtoret e fasonerisë pa paga, pronari turk dhe admistratori zhduken

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt Gjirokastrës pas ankesës së 30 punëtoreve të një fasonerie që nuk janë paguar për muajt Shkurt dhe Mars të këtij viti. Bëhet fjalë për fasonerinë turke “Ozkurakan Albania” me administrator Erjon Tahiraj.

“Kjo është makina ime (qepëse) që kam punuar 8 orë pa e ngritur kokën nga vendi dhe kam që në Shkurt dhe Mars nuk kam marrë Lekët dhe plus pjesa e sigurimeve”, thotë një punonjëse.

Përgjegjësja Blerina Kënaci na shpjegon si u njoh me administratorin dhe si nisi puna. Në Janar ka patur probleme me pagesat, probleme që vijuan me pas në Shkurt e Mars duke mos shlyer edhe kontributet.

Përgjegjësja e fasonerisë: Administratori erdhi këtu dhe kërkoi një përgjegjëse për përgjegjësinë e punës dhe të mbante rregullat e punës. Ai kërkoi vetëm këtë gjë. Administrimin tha do ta mbaj vetë nga Fieri. Priste që në Gjirokastër të kishte një filial të tijin, domethënë të ishte filiali i Fierit. Erdhëm, fillova unë me 5-6 punëtore si fillim, arritëm kapacitetin deri në 30 punëtorë. Punoj rregullisht deri në Janar. Në Janar pati ato problemet e tij për Lekët me një denoncim në polici na i pagoi si me zor. Shkurtin edhe Marsin nuk na i ka dhënë. Punëtoret normalisht që kërkojnë lekun dhe djersën e tyre. Ai thotë që unë do t’ja u jap, po se kur dhe si… Prill-Maj është mbyllur puna, nuk punojmë më. Deri para 1 muaji kam kontaktuar me të dhe ka thënë mos u mërzit, ne lekët do t’ja u japim pa problem e fjalë të bukura, mirëpo lekë s’kemi marrë. As unë as punëtoret. Pronari ishte turk. Ka ardhur këtu. Ne punonim, dërgonim çdo javë punën në Fier dhe kështu funksiononte. Qepnim të ndryshme. Kemi qepur pantallina të Ëaikiki, kemi qepur xhupa të Philipp Plein, kemi qepur këmisha italiane, kemi qepur pafund.

Zonjat tregojnë se kanë qepur edhe për marka prestigjoze dhe janë paguar minimalisht 350-380 mijë Lekë të vjetra në muaj.

“Unë kam punuar prej 7 muajsh dhe tani dy muajt e fundit nuk jemi paguar. Shkurti dhe Marsi”.

“Unë kam edhe Janarin, e mora Erjonin në telefon dhe më tha që ti nuk funksionon fare në sistem. Fol me Blerinën tha”.

Përgjegjësja e fasonerisë: Për çdo punëtor që më ka ardhur unë i kam marrë kartën e identitetit dhe ia kam dërguar Erjonit, ja ka nisur ekonomistja dhe ja niste direkt atij për ta futur në sigurime. Nuk e di se si ka funksionuar me atë dhe çfarë ka bërë. Kur i kam parë se çfarë më ka hedhur sigurime dhe çfarë s’më ka hedhur e kam parë nga Janari kur ai na hapi probleme për dhënien e pagës.

“Paga time ka qenë 350 mijë Lekë”.

“Në fillim ka qenë 270, pastaj në varësi. Erdhi xhupi i Philipp Plein dhe kush punonte më shumë merrte më shumë”.

“340 edhe nuk e kam marrë as Janarin, as Shkurti dhe as Marsin”.

“300 i merrnim në bankë dhe pjesën tjetër e merrnim në dorë”.

Por si ja kanë bërë punonjëset kur nuk kanë marrë pagesën?

Me lista nëpër dyqane”.

“Kanë qenë muajt më të vështirë”.

“Jemi me 3 fëmijë. Burri pa punë, unë pa punë, shumë keq”.

“Unë jam në prag të pensionit, erdha këtu të plotësoja 1 vit pune”.

Përgjegjësja e fasonerisë: Philipp Pleinin e morën, ikën. E morën, ikën dhe s’na dhanë lekët.

Nga Gjirokastra, gazetarja e Stop shkoi në Fier, pasi referuar ekstraktit të QKB-së, subjekti “Ozkurkan Albania” me administrator Erjon Tahiraj e ka adresën në lagjen Sheq i Madh. Aty gazetarja u takua me babain e tij Yzeir Tahiraj, por ai thotë, se nuk ka kontakte me djalin, madje i kërkon ndihmë gazetares për ta gjetur.

Gazetarja: Unë kam ardhur për atë, që djali juaj ka qenë në biznes. Në Gjirokastër ka lënë 30 puntorë pa pagesë muajin shkurt dhe mars, si edhe pa shlyer detyrimet e sigurimeve shoqerore dhe shëndetësore.

Yzeir Tahiraj: E di!

Gazetarja: Djali juaj duhet të shlyejë detyrimet!

Yzeir Tahiraj: Ia kam thënë, po pret përditë atë mashtruesin nga Turqia.

Gazetarja: Pse nuk e ka denoncuar atëhëre djali juaj, përderisa ka rënë pre e mashtrimit?

Yzeir Tahiraj: Djali im është pjesë e tyre. Ata e kanë mashtruar, po nuk më ka dëgjuar mua.

Gazetarja: A mund të na thoni, ku është djali?

Yzeir Tahiraj: Djalin e ke në Tiranë, andej.

Gazetarja: Do të më japësh një numër kontakti, që të lidhem me të?

Yzeir Tahiraj: As unë nuk lidhem dot.

Gazetarja: I keni humbur?

Yzeir Tahiraj: Ja t’i bie tani në syrin tuaj. Djali im është Erjoni?

Gazetarja: Nuk ua ka dhënë numrin çuni?

Yzeir Tahiraj: Po nuk ma ka dhënë, pra!

Gazetarja: Po ta gjeni do më bëni nder dhe mua, të më jepni ndonjë numër kontakti.

Yzeir Tahiraj: Të gjejmë djalin?

Gazetarja: Ua, e bukur kjo shumë e bukur!

Në Tatimet e Fierit thonë se informacioni është i rezervuar dhe duhet kërkesë me shkrim.

Më pas, gazetarja e Stop mori informacion në zyrën e taksave vendore të Bashkisë Gjirokastër, ku drejtoresha Çiljeta Metaj, shpjegoi që ka hapur adresë dytësore në Shtator 2022 dhe ka rreth 3 milionë Lekë të vjetra detyrime.

“Ka hapur një adresë dytësore nga të dhënat e QKB në lagjen “18 Shtatori”. Kjo adresë dytësore është hapur në datën 27.9.2022. Si subjekt nuk është paraqitur për të plotësuar dokumentacionin dhe për hapjen e dosjes për këtë subjekt pranë zyrave të bashkisë. Për vitin 2022, për atë 3 muaj, figurojnë 109.3 Lekë dhe për vitin 2023 është në shumën e 303 Lekëve, flasim me 3 milionë të vjetra. Kemi bërë verifikimet në terren dhe ky subjekt nuk ekziston, janë dyert e mbyllura në bazë të adresës që inspektori kanë marrë nga faqja e QKB-së. Nuk figuron”, thotë një zyrtare e Bashkisë së Gjirokastrës.

Inspektorë në terren e kanë gjetur të mbyllur subjektin. Në fund, Stop shkoi edhe te krimi ekonomik dhe Inspektoriati i Punës. Inspektorja Silvana Selimi thotë se kanë mbyllur inspektimin pa asnjë rezultat, ndërsa policia thotë se i ka referuar materialet në prokurori.

Inspektoriati i Punës Gjirokastër: Pagesat e kontributeve të muajit Shkurt janë bërë, vetëm për muajt Mars dhe Shkurt është pagesa e pagës që nuk është bërë akoma. Ne kemi mbyllur çështjen, është marrë vendimi përfundimtar i cili është edhe dokument administrativ për t’ju shërbyer këtyre punonjësve në rast se do ndiqet nga gjykata. Administratori, gjatë mbylljes së procedurës, i ka mbyllur telefonatat nuk kemi komunikuar me të.

Të fundit

Jozefina Topalli krahason Berishën me Donald Trump: Do na rikthejë në pushtet

Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli, ka krahasuar rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha me atë të Presidentit...

Shpalli ligjin ushtarak, Presidenti i i Koresë së Jugut kërkon falje

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka kërkuar falje, por nuk ka dhënë dorëheqje lidhur me vendimin e tij për shpalljen e...

Ligji i ri i për hixhabin në Iran shihet si “akt hakmarrës” kundër grave

Dënime të gjata me burg, gjoba të rënda dhe ndalime udhëtimi. Këto janë ndër dënimet, me të cilat përballen gratë që shkelin ligjin e ri...

TikTok humbet apelin në SHBA, rrjeti social do të duhet të shitet ose do të ndalohet

SHBA vazhdon luftën ndaj TikTok. Gjykata Federale e Apelit për Distriktin e Kolumbisë ka mbështetur ligjin që kërkon që rrjeti social të ndërpresë lidhjet...

Si ta kuptoni nëse trupi juaj është plot me toksina

Toksinat janë prezente në çdo gjë që na rrethon, në ajër, ujë madje edhe në ushqimin që hamë. Ato grumbullohen në trup nga ushqimi dhe...

Lajme të tjera

Web TV