Yuri Kim thirrje shqiptarëve: Covid-19 është luftë, dhe për ta fituar duhet…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim iu është drejtuar qytetarëve shqiptarë me një mesazh inkurajues në këto ditë të vështira kur vendi dhe e gjithë bota po përballet me pandeminë e koronavirusit.

Ne videomesazhin e saj, Yuri Kim shpreh të gjithë mbështetjen e SHBA-ve ndaj qytetarëve shqiptarë dhe ndaj lidershipit politik, veçanërisht pas takimeve që zhvilloi sot me presidentin Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Ajo theksoi mes të tjerash se në këtë sfidë për mbarë botës, ajo çka duhet të bëjnë qytetarët, është që të rrinë të bashkuar dhe të qëndrojnë në shtëpi, duke u shprehur edhe në gjuhën shqipe.

Përshëndetje! Doja t’ju thosha se sot unë bisedova me presidentin Meta dhe kryeministrin Rama për shprehur vlerësimin për udhëheqësin e tyre për të unifikuar në luftën kundër koronavirusit në Shqipëri. U shpreha gjithashtu edhe mbështetjen e fortë për masat që ata kanë marrë në këtë betejë. Ato janë të fortë, por të nevojshme. Ashtu si kanë thënë presidenti Trump dhe kryeministri Rama; kjo është një luftë dhe për të fituar një luftë duhet disiplinë dhe bashkim. Prindërit dhe gjyshërit tanë u thirrën për të dhënë jetën në vijën e zjarrit. Ne na kërkohet që të qëndrojmë në shtëpi për të jetuar. Prandaj, le ta bëjmë këtë. Të qëndrojmë të bashkuar, të qëndrojmë të disiplinuar, dhe ta fitojmë këtë luftë. Faleminderit shumë dhe rrini në shtëpi.”, shprehet ajo në videomesazh.

Të fundit

Hodhi mbeturina nga makina/ E pëson personazhi i ‘TikTok’-ut, Kozak Braçi!

Një video e publikuar në rrjetet sociale që tregonte një person duke hedhur mbeturina nga dritarja e një automjeti...

Trump paralajmëron Moskën: Marrëveshje ose sanksione të reja

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se disa raketa mbrojtëse ajrore Patriot janë tashmë rrugës për në Ukrainë, një ditë pasi njoftoi një marrëveshje...

Fytyrat e burgut: Fizionomia sipas Cesare Lombrosos

Intuitat (e gabuara) të Cesare Lombrosos, i cili në shekullin e nëntëmbëdhjetë u përpoq të shpjegonte krimin dhe dhunën, bazoheshin në një pseudoshkencë të...

5-0 për të na zbritur me këmbë në tokë! Europa nuk të fal…!

Nga ERVIN BAKU "Kujdes euforinë", shkruaja 10 ditë më parë. Isha ndër shumë të paktët syresh, në mos i vetmi... Egnatia shkoi në Islandë me...

U përplas me pemën gjatë ndjekjes nga policia, ndërron jetë 23-vjeçari shqiptar në Itali

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë tragjikisht një ditë më parë në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se Kevin Anghele ndërroi jetë teksa po tentonte...

Lajme të tjera

Web TV