Pasi Bashkimi Evropian njoftoi se do të akordojë për Shqipërinë 50 milionë euro për Shqipërinë në mënyrë që vendi ynë të luftojë koronavirusin, ka reaguar edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.
Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan se Shqipëria nuk është vetëm dhe se kjo është një ndihmë e çmuar nga familja evropiane në këto ditë të vështira që po kalon vendi.
“Nuk jemi vetëm! Mirënjohje Bashkimit Europian për këtë ndihmë të çmuar për shqiptarët dhe Shqipërinë, në këtë ditë të vështirë!”, shkruan Basha.
Nuk jemi vetëm! Mirënjohje Bashkimit Europian për këtë ndihmë të çmuar për shqiptarët dhe Shqipërinë, në këtë ditë të vështirë! ???? https://t.co/2TYfOHUp5p
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) March 24, 2020
Më herët, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca shkroi: “Jam i gëzuar të njoftoj sot ndihmën konkrete të BE për Shqipërinë për të luftuar #COVID-19. 4 mln € për pajisje të menjëhershme dhe mbështetje shëndetësore. 11 mln € për mbrojtje sociale deri në 35 M € për rikuperim ekonomik. BE-ja gjithmonë me Shqipërinë në kohë nevoje! Jemi gjithmonë me Shqipërinë!”.