Covid-19/ “Për pak më ra të fikët”, futbollisti  tregon tmerrin e përjetuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu si çdo fushë tjetër e jetës edhe futbolli ndodhet në një situatë shumë të keqe nga koronavirusi dhe të shumë janë personazhet e këtij sporti që janë prekur nga kjo sëmundje e rrezikshme.

Së fundmi futbollisti i Elçes në Spanjë, Jonathas De Jesus, i cili në një prononcim për mediat rrëfeu tmerrin që ka përjetuar nga virusi i rëndë.

Jonathas deklaroi se ishte në gjendje aq të keqe sa nuk kishte fuqi për asgjë dhe dhimbje të tmerrshme, aq sa desh i kishte rënë të fikët.

“Unë nuk kisha forcë të lëvizja dhe të stërvitesha. E kisha të pamundur të bëja edhe dush, për pak më ra të fikët. Ishte një dhimbje shumë e fortë, nuk e kisha ndjerë kurrë atë. Ky virus nuk është shaka. Nëse unë jam sportiest dhe ndihesha kështu, imagjinoni se si do të ndjehet një i moshuar. Më dhemb zemra, sepse nuk mund të qëndroj me princeshat e mia.

Fillova të ndjeja një ethe, një ndjenjë shumë e keqe. Mendova se ishte një migrenë, por koka ime u rëndua shumë, edhe trupi gjithashtu. Të nesërmen fola me mjekun e ekipit dhe ai më tha të bëj testin sepse të gjithë ishin simptoma të koronavirusit ”,-tregoi Jonathas./Fjala.al/

 

Të fundit

Policia fik sinjalin e News24!

Nga Lutfi Dervishi Në vend të lajmeve, ekrani i News24 sot shfaq vetëm shiritat vertikalë me ngjyra prove, të bardhë,...

A do të ripushtohen hapësirat e çliruara publike?

Nga Eduard Zaloshnja "A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do të ripushtohen me kalimin e kohës?" -- kjo ishte pyetja kryesore e pyetësorit,...

A do të prishen tetë kate që janë ndërtuar më tepër te gradaçela te sheshi Skënderbej?

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një ndjekësi që i shkruante "nëse do të prishen tetë katet te gradaçela në sheshin Skënderbej". Rama thotë se janë kryer...

Meteori nga Marsi shitet miliona dollarë, proteston Nigeri

Një copëz e rrallë e Marsit, e zbuluar dy vite më parë në Niger të Afrikës Perëndimore, është shitur muajin e kaluar në një...

Hap i madh në karrierë, Raul Sabliqi transferohet te Cecina në Serie B italiane

Raul Sabliqi ka bërë hapin e madh në karriere duke u transferuar te skuadra e Cecina Volej në Serie B italiane. Volejbollisti që fitoi gjithçka...

Lajme të tjera

Web TV