Irani do ta përballojë i vetëm koronavirusin, refuzon ndihmën e organizatave të huaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irani, një nga shtetet e goditura më së keqi nga koronavirusi në botë, ka kundërshtuar ofertën e një organizate bamirëse, me bazë në Gjenevë, për të krijuar një spital të improvizuar me 50 shtretër, në qendër të qytetit Isfahan.

Numri total i personave të infektuar në këtë shtet është rritur për 1,762 në 24 orët e fundit, duke e dërguar numrin total në 24,811.

Ministria po ashtu ka njoftuar se numri i të vdekurve ka arritur në 1,934.

“Ne jemi befasuar kur kemi kuptuar se është pezulluar angazhimi ynë për trajtim atje”, ka thënë, Michel-Olivier Lacharite, që gjendet në krye të ekipit në krizë në Organizatën, Medecins Sans Frontieres.

Lacharite ka thënë se organizata ka qenë e gatshme që të krijojë spitalin në fund të javës, pasi ka marrë lejen fillestare nga autoritetet.

Alireza Vahabzadeh, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, ka thënë se “nuk ka nevojë tani për vendosje të shtretërve nga forcat e huaja, dhe prezenca e tyre përjashtohet”.

Zyrtarët iranianë kanë refuzuar edhe ofertën e Shteteve të Bashkuara për ofrim të ndihmës, duke thënë se Uashingtoni duhet të largojë sanksionet nëse dëshiron t’i ndihmojë Teheranit në luftim të pandemisë.

Irani përballet tash e një kohë me sanksionet amerikane për shkak të programit bërthamor dhe atij të armëve./rel

Të fundit

Air Canada pezullon fluturimet pasi stafi i kabinës hyn në grevë

Asistentët e fluturimit të Air Canada hynë në grevë të shtunën në mëngjes, pasi negociatat midis sindikatës së stafit...

Maks Velon e lidhën duar e këmbë, e torturuan nëpër birucat e diktaturës

Nga Kujtim Çashku Maks Velo nuk është Henry Moore shqiptar, por Henry Moore kishte një jetë tjetër tek artisti shqiptar Maks Velo, veç asaj që jetoi...

Aksident në Qafë Thanë, plagosen 3 persona

Një aksident është regjistruar pak më parë në aksin Prrenjas-Pogradec, në zonën e Qafë Thanës. Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy makina...

Eksperti i tregut imobiliar: Çmimet afër me tregun real, por shitësit presin janarin

Tregu i pasurive të paluajtshme në Durrës po përjeton një situatë të pazakontë. Çmimet e referencës janë tashmë afër atyre të tregut real, por...

“Shkelmin në fyt” portierit të Barcelonës, Muriqi e nis keq La Liga

Një startim sezoni aspak i mirë për Vedat Muriqin në ligën e parë spanjolle. Sulmuesi i Kosovës është larguar me karton të kuq për shkak...

Lajme të tjera

Web TV