PD thirrje Ramës: Nxirr paratë nga buxheti i Shtetit për koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Rama nuk prek koncesionet që i janë dhënë oligarkëve për të ndihmuar shqiptarët në një kohë që  vendi po përballet me situatën e vështirë të koronavirusit.

Sipas tij, buxheti i shtetit ka para për të përballuar krizën nga koronavirusi, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama se i ka ndarë këto para për miqtë e tij.

Bardhi shkruan se fondet për koncesionet Rama nuk i prek, “sepse edhe në këtë kohë krize të paprecendentë mendon të vjedhë shqiptarët”.

Sipas tij, këto vendime korruptive vrasin njerez, dhe përpijnë lekët që ju nevojiten shqiptarëve për të mbijetuar krizën nga COVID 19.

Postimi i Gazment Bardhit:

Buxheti i Shtetit ka para për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi, por Edi Rama i ka ndarë ato për miqtë e vet. Fondet për koncesionet ai nuk i prek, sepse edhe në këtë kohë krize te paprecendent mendon të vjedhë shqiptarët.

Vjedhja dhe zhvatja është prioriteti i vetëm i Edi Ramës. Prandaj ai nuk i pezullon koncesionet që si hyjnë në punë askujt, sepe ato i hyjnë atij në xhep. Madje ka shpikur arsye për të paguar edhe me shume: plot 240 milionë euro shtesë për koncesionet dhe PPP-të. Këto vendime korruptive vrasin njerez, dhe përpijnë lekët që ju nevojiten shqiptarëve për të mbijetuar krizën nga COVID 19. ?

Të fundit

Lufta në Gaza/ Izrael, 38 të arrestuar në demonstratat antiqeveritare

Në Izrael, 38 persona u arrestuan në protestat e organizuara në të gjithë vendin sot (17 gusht), duke kërkuar...

Skadal në Korçë/ Vjehrra rreh nusen, pajiset me urdhër mbrojtje

Një rast i rëndë është raportuar në Korçë këtë të diel. Vjehrra ka dhunuar nusen e djalit, ndërsa kjo e fundit është pajisur me...

Shqipëria destinacion për turizmin dentar/ Preferohet për shërbimet shëndetësore

Shtetasit Italianë po përzgjedhin Shqipërinë si një destinacion jo vetëm për pushime por edhe për të marrë trajtime dentare e estetike. Një ndër platformat më...

Trump jep lajmin: Përparim i madh me Rusinë! Qëndroni në pritje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të re, duke paralajmëruar zhvillime të rëndësishme lidhur me Rusinë. “Në Rusi po bëhet përparim i...

Uragani “Erin”, rrezik për SHBA/ Paralajmërime edhe për disa ishuj të Karaibeve

Brenda vetëm 24 orëve, Uragani Erin ka pësuar ndryshime të shpejta në intensitetin e tij, duke u bërë një stuhi e Kategorisë 5, që...

Lajme të tjera

Web TV