Pllumb Pipero: Spitali Infektiv po mbushet me shpejtësi, me këto ritme…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Pëllumb Pipero deklaroi sonte se Spitali Infektiv në QSUT por mbushet me ritme të shpejta.

Pipero tha se nëse vazhdohet me këto ritme, për 5 ditë ky spital i plotëson të gjitha kapacitetet.

Shtretërit e spitalit infektiv po mbushen dita ditës, do të thoja që po mbushen me shpejtësi. Po me kaq shpejtësi u shtuan 30 apo 40 shtretër të tjerë në dy pavionet që u liruan nga alergologjia dhe reumatologjia, por ka shumë dinamike. Sot më shumë se kurrë po del në pah nevoja e domosdoshme për imazheristë, teknike laboratori, reanimatore dhe infermierë.

Pra në këtë aspekt është drejtuar tehu apo tempi u luftës për të mjekuar të gjithë pacientet. Në këtë histori roli i infeksionistit ka kaluar në plan  të dytë, jo se është më pak i rëndësishëm por sepse dinamika e përparimit të sëmundjes është aq e shpejtë sa imazheria në kohë reale dhe asistenca e  reanimatorit dhe shërbimi i infermierit mundësojnë shpëtimin e më shumë jetëve.

Janë marrë masa për të përballuar të gjitha skenarët e mundshëm. Di t’ju them se nëse vazhdohet me këto ritme spitali infektiv do ti plotësojë kapacitetet ndoshta brenda 4-5 ditësh, nëse vazhdon gjithmonë me këto ritme. Pastaj do të duhet të vihet në funksion spitali Covid 2. Pra nëse shtrojmë deri në 10 paciente në ditë, besoj se spitali infektiv i ezauron kapacitetet e tija,” tha Pipero  në një intervistë me skype për emisionin “Tempora” në RTV Ora.

Të fundit

Gjermania i kërkon Shqipërisë të punojë më fort për t’u anëtarësuar në BE

Shqipëria është në miljet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas Francës, edhe Gjermania mbështet “ëndrrën...

“Shpërthen” Elena Kocaqi: Sa të jetë Rama kryeministër, nuk garoj më

Elena Kocaqi ka reaguar për herë të parë për zgjedhjet e 11 majit, ku ajo kandidaoi me partinë e saj, “Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare”. E...

Ylli Manjani: Treni bullgar i PS nuk e justifikon dot “ruletën ruse” të PD

"Treni bullgar" i PS nuk e justifikon dot "Ruletën ruse" të PD. Kjo e fundit tashmë eshtë vetvrarë nga loja e ruletës. I qëlloi...

“Show must go on!” Barcelona zyrtarizon rinovimin e shumëpritur

Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me trajnerin gjerman Hansi Flick, duke i besuar drejtimin e skuadrës deri në verën e vitit 2027. Lajmi...

“Visi negociatori më i mirë”/ Operacioni “Ura”, zbardhet dëshmia e Dumanit për italianët

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin “Ura”, që çoi në goditjen e një rrjeti të gjerë të trafikut të drogës në...

Lajme të tjera

Web TV